Hadithet e ngjashme me hadithin 950
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
454. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke qëndruar në derën e dhomës sime, ndërsa etiopasit po luanin në xhami. I Dërguari i Allahut ﷺ më mbulonte me ridanë e tij teksa shikoja lojën e tyre.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 454
Fjalë të panjohura?
988. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ më mbulonte me rrobën e tij gjatë kohës sa po i shikoja etiopasit duke luajtur në xhami. Omeri u bërtiti (etiopasve), por Pejgamberi ﷺ tha: “Lëri! Vazhdoni të qetë, o benu erfidë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 988
Fjalë të panjohura?
455. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Ibrahim Mundhiri shton se na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “E kam parë Pejgamberin ﷺ duke qenë i pranishëm teksa etiopasit luanin me shtiza.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 455
Fjalë të panjohura?
950. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ishte ditë Bajrami (feste), ndërkohë etiopasit luanin me shtiza e mburoja. Nuk më kujtohet mirë në i kërkova unë apo vetë Pejgamberi ﷺ më tha:
- “A dëshiron t'i shikosh?”
- Po, - i thashë.
Ai më vuri sipër shpinës së vet, e në atë rast faqja ime prekte faqen e tij dhe thoshte:
- “Vazhdoni, o benu erfidë!”
Kur u mërzita duke shikuar, më tha:
- “A mjafton?”
- Po, - i thashë.
- “Shko pra!” - më tha.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 950
Fjalë të panjohura?