Hadithet e ngjashme me hadithin 972

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

494. Nga: Abdullah ibn Omeri

Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Numejri, e këtij i ka treguar Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ dilte ditën e Bajramit (për ta falur namazin), kërkonte të ngulnin një shtizë para tij, që të falej në drejtim të saj, ndërsa njerëzit radhiteshin mbrapa tij. Të njëjtën gjë e vepronte edhe kur ishte në udhëtim. Këtë gjë e praktikuan edhe prijësit pas tij.

Referenca: Sahihu i Buhariut 494

Fjalë të panjohura?

972. Nga: Abdullah ibn Omeri

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Ubejdullahu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, përpara Pejgamberit ﷺ, ditën e Bajramit të Fitrit dhe Kurbanit, vendosnin një shtizë, pastaj falej (në drejtim të saj).

Referenca: Sahihu i Buhariut 972

Fjalë të panjohura?

498. Nga: Abdullah ibn Omeri

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka rrëfyer Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se përpara Pejgamberit ﷺ vendosej një shtizë (e ngulur në tokë), dhe falej në drejtim të saj.

Referenca: Sahihu i Buhariut 498

Fjalë të panjohura?

973. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Velidi, e këtij i ka treguar Ebu Amri, e këtij i ka rrëfyer Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Pejgamberi ﷺ shkonte në namazgjah, para vetes e gjente shtizën të ngulitur në tokë, pastaj falej në drejtim të saj.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 973

Fjalë të panjohura?