Hadithet e ngjashme me hadithin 1450

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1451. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Thumame se Enesi tregon se Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) i dërgoi një letër që përmbante urdhrat e të Dërguarit të Allahut ﷺ: “Nëse pasuria e dy personave është e përzier, ata barazohen mes vete pastaj (pas nxjerrjes së zekatit).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1451

Fjalë të panjohura?

1454. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Abdullah ibn Muthena Ensariu na ka thënë: Më ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Thumame ibn Abdullah ibn Enesi se Enesi tregon se, kur Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) e dërgoi atë në Bahrejn, i shkroi këtë letër: “Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Ky është zekati që i Dërguari i Allahut ﷺ ua ka obliguar muslimanëve, ashtu siç e ka urdhëruar Allahu të Dërguarin e Tij. Atij muslimani që i kërkohet sipas kësaj rregulloreje, le ta japë, kurse atij që i kërkohet më tepër, të mos e japë: “Në njëzet e katër deve e më pak (zekati) jepet në dele: në çdo pesë deve jepet nga një dele. Kur të arrijnë njëzet e pesë deri tridhjetë e pesë, jepet një deve femër njëvjeçare. Kur të arrijnë tridhjetë e gjashtë deri dyzet e pesë, jepet një deve femër dyvjeçare. Kur të arrijnë dyzet e gjashtë deri gjashtëdhjetë, jepet një deve trevjeçare, e gatshme për mbarsim. Kur të arrijnë gjashtëdhjetë e një deri shtatëdhjetë e pesë, jepet një deve katërvjeçare. Kur të arrijnë shtatëdhjetë e gjashtë deri nëntëdhjetë, jepen dy deve dyvjeçare. Kur të arrijnë nëntëdhjetë e një deri njëqind e njëzet, jepen dy deve trevjeçare, të gatshme për mbarsim. Nëse janë më shumë se njëqind e njëzet, në çdo dyzet deve jepet një deve dyvjeçare, e në çdo pesëdhjetë jepet një deve trevjeçare. Për atë që i ka vetëm katër deve, nuk ka zekat, përveç nëse pronari dëshiron të japë (vullnetarisht). E, kur të arrijnë pesë deve, jepet një dele.

Sa i përket zekatit të deleve që kullosin (më shumë se gjysmën e vitit), kur janë dyzet deri në njëqind e njëzet, jepet një dele. Kur të jenë më shumë se njëqind e njëzet deri në dyqind, jepen dy dele. Kur të jenë më shumë se dyqind deri në treqind, jepen tri. Nëse janë mbi treqind, në çdo njëqind jepet një dele. Për ato që kullosin dhe janë një më pak se dyzet, nuk ka zekat, përveç nëse pronari dëshiron të japë (vullnetarisht).

Në argjend (dyqind dërhemë) jepet çereku i dhjetëshit. Nëse janë vetëm njëqind e nëntëdhjetë, nuk ka zekat, përveç nëse pronari dëshiron të japë (vullnetarisht).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1454

Fjalë të panjohura?

1448. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Thumame se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Ebu Bekri i shkroi një letër që përmbante urdhrat e Allahut ndaj të Dërguarit të Tij: “Atij që i obligohet dhënia (për zekat) e një deveje femër njëvjeçare, por nuk e posedon, ndërkohë ka ndonjë deve femër dyvjeçare, i pranohet ajo. Mirëpo, mbledhësi i zekatit duhet t'ia kthejë njëzet dërhemë ose dy dele. Nëse nuk ka deve femër njëvjeçare me cilësitë e kërkuara, por ka deve mashkull të moshës dyvjeçare, atëherë i pranohet ky e nuk i kthehet asgjë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1448

Fjalë të panjohura?

1453. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Thumame se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Ebu Bekri i dërgoi një letër ku kishte shkruar obligimet e zekatit me të cilat Allahu e urdhëroi të Dërguarin e Tij ﷺ: “Atij që i obligohet dhënia (për zekat) e një deveje katërvjeçare, por nuk e ka, ndërkohë posedon deve trevjeçare, atëherë i pranohet trevjeçarja, por, nëse mundet, ia shoqëron edhe dy dele ose njëzet dërhemë. Atij që i obligohet dhënia (për zekat) e një deveje trevjeçare, por nuk e ka, ndërkohë posedon deve katërvjeçare, atëherë i pranohet katërvjeçarja, porse mbledhësi i zekatit ia kthen njëzet dërhemë ose dy dele. Atij që i obligohet dhënia (për zekat) e një deveje trevjeçare, por posedon vetëm deve dyvjeçare, i pranohet dyvjeçarja, por ia shoqëron edhe dy dele ose njëzet dërhemë. Atij që i obligohet dhënia (për zekat) e një deveje dyvjeçare, por posedon vetëm deve trevjeçare, i pranohet trevjeçarja, porse mbledhësi i zekatit ia kthen njëzet dërhemë ose dy dele. Atij që i obligohet dhënia (për zekat) e një deveje dyvjeçare, por nuk e ka, ndërkohë ka deve njëvjeçare, i pranohet njëvjeçarja, por ia shoqëron edhe njëzet dërhemë ose dy dele.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1453

Fjalë të panjohura?

1450. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Abdullah Ensariu na ka thënë: Më ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Thumame se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Ebu Bekri i dërgoi një letër që përmbante urdhrat e të Dërguarit të Allahut ﷺ: “Dhe nuk lejohet bashkimi i tufave të ndara e as ndarja e tufave të bashkuara nga frika për zekatin.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1450

Fjalë të panjohura?