Hadithet e ngjashme me hadithin 1547

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1546. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Hisham ibn Jusufi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Munkediri se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në Medinë Pejgamberi ﷺ e fali namazin katër rekate, kurse në Dhul Hulejfe dy rekate. Bujti aty, pastaj, në mëngjes, hipi në deve dhe, me t'u ngritur ajo në këmbë, hyri në ihram duke i shqiptuar fjalët përkatëse.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1546

Fjalë të panjohura?

1551. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ishim së bashku me Pejgamberin ﷺ kur në Medinë e fali drekën katër rekate, kurse ikindinë dy rekate në Dhul Hulejfe, ku dhe bujti. Në mëngjes hipi në kafshën e vet dhe, me të arritur në rrafshinën Bejda, e lavdëroi Allahun dhe bëri tesbih e tekbir, pastaj i shqiptoi fjalët përkatëse për të filluar haxhin dhe umrën. Kështu vepruan edhe të tjerët. Kur arritëm në Mekë, urdhëroi që njerëzit të lirohen nga ihrami deri ditën e Tervijes (të tetën), kur sërish hynë në ihram për haxh. Pejgamberi ﷺ theri me dorën e vet disa kurbane deve teksa ato po qëndronin në këmbë. Ndërkaq, në Medinë, Pejgamberi ﷺ i theri dy desh laroshë.”

Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Disa kanë thënë: “Ky hadith transmetohet nga Ejubi, e ky nga një njeri, e ky nga Enesi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1551

Fjalë të panjohura?

1089. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Muhamed ibn Munkediri dhe Ibrahim ibn Mejsera se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në Medinë e kam falur namazin e drekës me Pejgamberin ﷺ katër rekate, kurse në Dhul Hulejfe dy rekate.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1089

Fjalë të panjohura?

1714. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Sehël ibn Bekari na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në Medinë Pejgamberi ﷺ e fali drekën katër rekate, kurse ikindinë dy rekate në Dhul Hulejfe, ku dhe e kaloi natën. Në mëngjes i hipi devesë dhe filloi të bëjë tehlil e tesbih. Kur arriti sipër Bejdasë, bëri telbijen dhe hyri në ihram për haxh dhe umre. Me të hyrë në Mekë, i urdhëroi (sahabët) të lirohen prej ihramëve. Pejgamberi ﷺ, duke qenë në këmbë, me dorën e vet i theri shtatë deve, ndërsa në Medinë i theri dy desh laroshë me brirë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1714

Fjalë të panjohura?

1547. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ namazin e drekës e fali katër rekate në Medinë, kurse atë të ikindisë dy rekate në Dhul Hulejfe. (Ebu Kilabe ka thënë:) Mendoj se Pejgamberi ﷺ ka bujtur në Dhul Hulejfe deri në mëngjes.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1547

Fjalë të panjohura?

1712. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Sehël ibn Bekari na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ me dorën e vet i theri shtatë deve, të cilat qëndronin në këmbë, kurse në Medinë i theri dy desh laroshë me brirë.

(Ky hadith këtu është transmetuar) në mënyrë të përmbledhur.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1712

Fjalë të panjohura?

1548. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në Medinë Pejgamberi ﷺ e fali namazin katër rekate, kurse në Dhul Hulejfe dy rekate. I kam dëgjuar (ata që e kishin bërë nijetin për haxhin kiran) duke ngritur zërin teksa shqiptonin fjalët përkatëse për të hyrë në ihram, për haxh dhe umre.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1548

Fjalë të panjohura?

1715. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ismaili, e ky nga Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, në Medinë Pejgamberi ﷺ e fali drekën katër rekate, kurse ikindinë dy rekate në Dhul Hulejfe.

(Ismaili e vijon transmetimin e tij) nga Ejubi, nga një njeri, e ky nga Enesi, i cili ka shtuar: “Bujti në Dhul Hulejfe e në mëngjes e fali sabahun, pastaj i hipi devesë derisa arriti në Bejda. Aty hyri në ihram për umre dhe haxh.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1715

Fjalë të panjohura?