Hadithet e ngjashme me hadithin 1559
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1559. Nga: Ebu Musa Eshariu
Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Kajs ibn Muslimi, e ky nga Tarik ibn Shihabi se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ më dërgoi në Jemen te populli im dhe, pasi u ktheva, e takova atë në Bat'ha, e në atë rast më pyeti:
- “Për çfarë lloj haxhi ke hyrë në ihram?”
- Për atë lloj që ka hyrë vetë Pejgamberi ﷺ, - iu përgjigja.
- “A ke marrë kurban me vete?” - më pyeti.
- Jo, - i thashë.
Më urdhëroi ta kryeja tavafin rreth Qabesë dhe ecjen mes Safasë e Mervës, pastaj të lirohesha prej ihramëve. Shkova te njëra prej grave të familjes sonë dhe m'i krehu flokët ose ma lau kokën. Kur erdhi Omeri (në kohën e hilafetit të tij), tha: “Nëse punojmë sipas Librit të Allahut, ai na urdhëron ta kompletojmë (haxhin).” Allahu ka thënë: “Plotësojeni haxhin dhe umrën për hir të Allahut...” (Bekare, 197) E, nëse punojmë sipas praktikës së Pejgamberit ﷺ, ai nuk është liruar prej ihramëve deri pas therjes së kurbanit.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1559
Fjalë të panjohura?
1724. Nga: Ebu Musa Eshariu
Abdani na ka thënë: Më ka rrëfyer babai im, e ky nga Shuëbe, e ky nga Kajs ibn Muslimi, e ky nga Tarik ibn Shihabi se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkova tek i Dërguari i Allahut ﷺ në Bat'ha, e në atë rast më tha:
- “Ke bërë haxh?”
- Po, - i thashë.
- “Me çfarë nijeti ke hyrë në ihram?”
- Sikur të Pejgamberit ﷺ.
- “Të lumtë! Shko kryeje tavafin dhe ecjen mes Safasë e Mervës”, - më tha.
Në fund, shkova te një pjesëtare e fisit benu kajs, e cila ma pastroi kokën nga morrat, pastaj hyra në ihram për haxh. Njerëzit i porosisja të vepronin kështu, deri në hilafetin e Omerit. Kur ia përmenda Omerit këtë, më tha: “Nëse veprojmë sipas Librit të Allahut, ai na urdhëron ta plotësojmë (haxhin), e, nëse veprojmë sipas Sunetit të të Dërguarit të Allahut ﷺ, ai nuk është liruar prej ihramëve derisa kurbani ka arritur në vendin e vet (ku është therur).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1724
Fjalë të panjohura?
1565. Nga: Ebu Musa Eshariu
Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Kajs ibn Muslimi, e ky nga Tarik ibn Shihabi se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur vajta te Pejgamberi ﷺ, më urdhëroi të lirohem prej ihramëve.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1565
Fjalë të panjohura?
1795. Nga: Ebu Musa Eshariu
Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Kajs ibn Muslimi, e ky nga Tarik ibn Shihabi se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Vajta te Pejgamberi ﷺ në Bat'ha dhe e gjeta ulur, e në atë rast më tha:
- “Je nisur për haxh?”
- Po, - i thashë.
- “Në çfarë lloj ihrami ke hyrë (të haxhit apo umrës)?”
- Kam hyrë me nijet sikurse Pejgamberi ﷺ, - i thashë.
- “Të lumtë! Bëj tavaf rreth Qabesë, ec mes Safasë dhe Mervës, pastaj lirohu nga ihrami”, - tha ai.
Bëra tafavin rreth Qabesë, eca mes Safasë dhe Mervës, pastaj shkova te një grua e fisit kajs, e cila m'i pastroi flokët (nga morrat) dhe, më pas, hyra në ihramin e haxhit. Sipas kësaj jepja përgjigje deri në hilafetin e Omerit. Omeri ka thënë: “Nëse punojmë sipas Librit të Allahut, Ai na urdhëron që ta plotësojmë haxhin, e, nëse punojmë sipas fjalës së Pejgamberit ﷺ, ai nuk është liruar prej ihramit, derisa kurbani pati arritur në vendin e vet (u ther).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1795
Fjalë të panjohura?