Hadithet e ngjashme me hadithin 178
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
132. Nga: Ali ibn Ebu Talibi
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Davudi, e ky nga Ameshi, e ky nga Mundhir Thevriu, e ky nga Muhamed ibn Hanefije se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Shpesh më rridhte lëngu paraspermal, andaj e porosita Mikdadin ta pyeste Pejgamberin ﷺ për këtë.” Ai iu përgjigj: “Mjafton vetëm abdesi.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 132
Fjalë të panjohura?
269. Nga: Ali ibn Ebu Talibi
Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Zaide, e ky nga Ebu Hasini, e ky nga Ebu Abdurrahmani se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Shpesh më rridhte lëngu paraspermal, andaj porosita një person të pyeste Pejgamberin ﷺ, (sepse kisha turp) për shkak të bijës së tij.” Ai iu përgjigj: “Merr abdes dhe pastroje organin gjenital.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 269
Fjalë të panjohura?
178. Nga: Ali ibn Ebu Talibi
Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Ameshi, e ky nga Mundhir Ebu Jala Theuriu, e ky nga Muhamed ibn Hanefije se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Shpesh më rridhte lëngu paraspermal, por, nga turpi, nuk mund ta pyesja të Dërguarin e Allahut ﷺ, andaj e porosita Mikdad ibn Esvedin ta pyesë Pejgamberin ﷺ për këtë. Ai ﷺ iu përgjigj: “Mjafton vetëm abdesi.”
E transmeton (po ashtu) Shuëbe nga Ameshi.
Referenca: Sahihu i Buhariut 178
Fjalë të panjohura?