Hadithet e ngjashme me hadithin 1893

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1592. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve, e ky nga Aishja. [t]: Muhamed ibn Mukatili më ka thënë: Më ka rrëfyer Abdullah ibn Mubareku, e këtij i ka rrëfyer Muhamed ibn Ebu Hafsa, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Para se të obligohej agjërimi i Ramazanit, (muslimanët) e agjëronin ditën e Ashures, ditë në të cilën Qabeja mbulohej (me mbulesë). Kur Allahu e obligoi agjërimin e Ramazanit, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kush dëshiron ta agjërojë (ditën e Ashures), le ta agjërojë, e, kush nuk dëshiron, le ta lërë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1592

Fjalë të panjohura?

2001. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka urdhëruar që të agjërohet dita e Ashures. Por, kur u obligua Ramazani, kush donte, agjëronte (Ashuren), e, kush donte, hante.

Referenca: Sahihu i Buhariut 2001

Fjalë të panjohura?

1893. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Jezid ibn Ebu Habibi, e këtij i ka treguar Irak ibn Maliku, e këtij i ka treguar Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në periudhën paraislame kurejshët e agjëronin ditën e Ashures. I Dërguari i Allahut ﷺ urdhëroi që të agjërohet, derisa u obligua agjërimi i Ramazanit. Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kush dëshiron, le ta agjërojë (ditën e Ashures), e, kush nuk dëshiron, le të hajë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1893

Fjalë të panjohura?

2002. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Në periudhën paraislame kurejshët e agjëronin ditën e Ashures, andaj edhe i Dërguari i Allahut ﷺ e agjëronte. Kështu, kur erdhi në Medinë, e agjëroi atë dhe urdhëroi që të agjërohej. Por, kur u obligua Ramazani, e la ditën e Ashures. Rrjedhimisht, kush ka dashur, e ka agjëruar, e, kush ka dashur, e ka lënë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 2002

Fjalë të panjohura?