Hadithet e ngjashme me hadithin 899

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

899. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Shebabi, e këtij i ka treguar Verkai, e ky nga Amër ibn Dinari, e ky nga Muxhahidi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Lejoni gratë tuaja që edhe natën të shkojnë në xhami.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 899

Fjalë të panjohura?

873. Nga: Abdullah ibn Omeri

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e ky nga Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salim ibn Abdullahu, se babai i tij Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nëse ndonjërit prej jush gruaja i kërkon leje për të shkuar në xhami, të mos e ndalojë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 873

Fjalë të panjohura?

865. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ubejdullah ibn Musai na ka treguar nga Handhale, e ky nga Salim ibn Abdullahu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nëse gratë ju kërkojnë leje për të dalë në xhami gjatë mbrëmjes, lejojini.”

Shuëbe e përforcon transmetimin e Ameshit nga Muxhahidi, e ky nga Ibn Omeri, e ky nga Pejgamberi ﷺ.

Referenca: Sahihu i Buhariut 865

Fjalë të panjohura?

900. Nga: Abdullah ibn Omeri

Jusuf ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Ubejdullah ibn Omeri, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëra prej grave të Omerit shkonte në xhami për ta falur me xhemat namazin e sabahut dhe atë të jacisë. Dikush e pyeti:

- Pse po del, kur e di që Omerit nuk i pëlqen kjo dhe xhelozon?

- E çka po e pengon të më ndalojë? - tha ajo.

- Po e pengon fjala e të Dërguarit të Allahut ﷺ: “Mos i ndalni robëreshat e Allahut prej xhamive të Allahut”, - ia ktheu ai.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 900

Fjalë të panjohura?