Hadithet e ngjashme me hadithin 90

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

90. Nga: Ebu Mesud Bedriu

Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Ibn Ebu Halidi, e ky nga Kajs ibn Ebu Hazimi se Ebu Mesud Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një njeri tha: “O i Dërguari i Allahut, unë vonohem (qëllimisht) në namazin e sabahut, saqë nganjëherë gati më ikën namazi (me xhemat), për shkak se filani na e zgjat shumë.”

Ebu Mesudi thotë: “Nuk e kam parë Pejgamberin ﷺ të zemëruar aq shumë gjatë këshillimit të tij sikurse atë ditë.” Ai na tha: “O njerëz! Prej jush ka të atillë që i vrazhdojnë të tjerët (nga xhamia). Ata që u prijnë njerëzve në namaz, të mos ua zgjasin, sepse në mesin e tyre mund të ketë të sëmurë, të dobët dhe të atillë që kanë nevoja.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 90

Fjalë të panjohura?

704. Nga: Ebu Mesud Bedriu

Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ismail ibn Ebu Halidi, e ky nga Kajs ibn Ebu Hazimi se Ebu Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë tha: “O i Dërguari i Allahut, unë vonohem (qëllimisht) në namazin e sabahut, për shkak se filani na e zgjat shumë.”

Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ u zemërua. Asnjëherë nuk e kam parë të zemëruar aq shumë. Pastaj tha: “O njerëz! Prej jush ka të atillë që i vrazhdojnë të tjerët (nga xhamia). Nëse dikush u prin njerëzve në namaz, të mos ua zgjasë, sepse mbrapa tij mund të jenë duke u falur të dobëtit, pleqtë dhe të atillë që kanë nevoja.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 704

Fjalë të panjohura?

702. Nga: Ebu Mesud Bedriu

Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Ismaili, e ky e ka dëgjuar Kajsin se Ebu Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë i tha Pejgamberit ﷺ: “Betohem në Allahun, o i Dërguari i Allahut, se unë vonohem (qëllimisht) në namazin e sabahut, për shkak se filani na e zgjat shumë.”

Asnjëherë nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ më të zemëruar se atë ditë teksa ligjëronte duke thënë: “Prej jush ka të atillë që i vrazhdojnë të tjerët (nga xhamia). Nëse dikush u prin njerëzve në namaz, të mos ua zgjasë, sepse në mesin e tyre mund të ketë të dobët, të shtyrë në moshë dhe të atillë që kanë nevoja.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 702

Fjalë të panjohura?