Hadithet e ngjashme me hadithin 1805
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1091. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salimi se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kam parë se i Dërguari i Allahut ﷺ, në rast se nxitonte gjatë udhëtimit, e vononte namazin e akshamit për ta bashkuar me atë të jacisë.”
Salimi tregon: “Edhe Abdullahu, sa herë që ishte për ngut gjatë udhëtimit, vepronte kështu.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1091
Fjalë të panjohura?
1106. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky e ka dëgjuar Zuhriun, e ky nga Salimi, se babai i tij, Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Pejgamberi ﷺ nxitonte gjatë udhëtimit, e bashkonte akshamin me jacinë.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1106
Fjalë të panjohura?
1109. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salimi se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kam parë se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ nxitonte gjatë udhëtimit, e vononte namazin e akshamit aq sa ta bashkonte me namazin e jacisë.”
Salimi tregon: “Kështu vepronte edhe Abdullahu në rast se nxitonte gjatë udhëtimit. E thërriste ikametin për namazin e akshamit, i falte tri rekate dhe jepte selam. Priste pak (aq sa të kryente disa punë të domosdoshme) dhe e thërriste ikametin për namazin e jacisë, i falte dy rekate dhe jepte selam. Mes këtyre dy namazeve nuk falte asnjë rekat namaz vullnetare, as pas jacisë, deri kur vinte koha për namaz nate.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1109
Fjalë të panjohura?
1092. Nga: Abdullah ibn Omeri
Lejthiu na ka thënë: Më ka treguar Junusi, e ky nga Ibn Shihabi se Salimi tregon: “Në Muzdelife Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e bashkonte akshamin me jacinë. Njëherë, kur e thirrën te gruaja e tij Safije bin Ebu Ubejdi, ai e vonoi namazin (duke nxituar që ta zinte atë të gjallë). I thashë:
- Namazi.
- Vazhdo! - më tha.
- Namazi, - i thashë sërish.
- Vazhdo!
Eci diku dy-tri milje (përafërsisht katër kilometra), e në atë rast u ndal dhe u fal. Pastaj tha:
- Kështu e kam parë Pejgamberin ﷺ duke u falur kur ndonjë gjë e nguste gjatë udhëtimit.
Abdullahu thotë: “Kam parë se Pejgamberi ﷺ, kur nxitonte gjatë udhëtimit, urdhëronte të thirrej ikameti, e falte akshamin tri rekate dhe jepte selam. Pastaj, priste pak (aq sa të kryente disa punë të domosdoshme) dhe urdhëronte të thirrej ikameti, e falte jacinë dy rekate dhe jepte selam. Pas namazit të jacisë nuk falte namaz vullnetar, përveç kur e falte namazin e natës.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1092
Fjalë të panjohura?
1673. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ademi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salim ibn Abdullahu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në Muzdelife Pejgamberi ﷺ e bashkoi akshamin me jacinë, me nga një ikamet për secilin namaz. Nuk fali asgjë tjetër mes tyre e as pas tyre.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1673
Fjalë të panjohura?
1668. Nga: Abdullah ibn Omeri
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejriu se Nafiu tregon: “Në Muzdelife Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e bashkonte namazin e akshamit me atë të jacisë. Ai kalonte nga qafëmali, ku pati kaluar i Dërguari i Allahut ﷺ, hynte aty, e kryente nevojën dhe merrte abdes. Pastaj nuk falej, derisa arrinte në Muzdelife.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1668
Fjalë të panjohura?
1805. Nga: Abdullah ibn Omeri
Seid ibn Merjemi na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka rrëfyer Zejd ibn Eslemi se babai i tij Eslemi tregon: “Isha me Abdullah ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), rrugës për në Mekë, kur e lajmëruan se Safije bint Ebu Ubejdi ishte sëmurur rëndë. Atëherë e shpejtoi ecjen, deri pas rënies së muzgut, ku u ndal dhe e fali akshamin bashkë me jacinë. Pastaj tha: “Kam parë se, kur Pejgamberi ﷺ nxitonte gjatë udhëtimit, e vononte akshamin duke e bashkuar me jacinë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1805
Fjalë të panjohura?