Hadithet e ngjashme me hadithin 540

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

749. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Sinani na ka thënë: Na ka treguar Fulejhu, e këtij i ka treguar Hilal ibn Aliu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ na e fali namazin dhe hipi në minber. Aty bëri me duar në drejtim të kiblës, pastaj tha tri herë: “Teksa jua falja namazin, m'u paraqitën Xheneti dhe Zjarri në murin përballë. Asnjëherë nuk kam parë mirësi dhe sherr sikurse sot.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 749

Fjalë të panjohura?

93. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një ditë i Dërguari i Allahut ﷺ doli para njerëzve, kurse Abdullah ibn Hudhafe u ngrit dhe e pyeti: “Kë kam baba unë?”

Ai tha: “Baba e ke Hudhafen.”

Pastaj, disa herë u tha: “Pyetni ç'të doni!”

Omeri u ul në gjunjë dhe tha: “Jemi të kënaqur me Allahun për Zot, me Islamin për fe dhe me Muhamedin ﷺ për Pejgamber.” Atëherë, Pejgamberi ﷺ u ndal.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 93

Fjalë të panjohura?

540. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e fali drekën pasi Dielli kishte kaluar kupën e qiellit. Pastaj, hipi në minber dhe na e kujtoi Kiametin. Përmendi disa momente madhështore të asaj dite, pastaj tha: “Nëse dikush dëshiron të pyesë diçka, le të pyesë. Përderisa nuk largohem nga ky vend, do t'ju përgjigjem për çdo gjë që më pyesni.” Njerëzit filluan të qanin me të madhe, e ai vazhdonte të thoshte: “Më pyetni!”

Abdullah ibn Hudhafe Sehmiu u ngrit dhe tha:

- Kë kam baba unë?

- “Baba e ke Hudhafen”, - tha Pejgamberi ﷺ dhe vazhdoi t'u thoshte: “Pyetmëni!”

Omeri u ul në gjunjë dhe tha: “Jemi të kënaqur me Allahun për Zot, Islamin për fe dhe Muhamedin ﷺ për Pejgamber. Pejgamberi ﷺ heshti, pastaj tha: “Pak më parë, m'u shfaqën Xheneti dhe Zjarri në sipërfaqen e këtij muri. Nuk kam parë ndonjëherë mirësi e sherr më të madh.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 540

Fjalë të panjohura?