Hadithet e ngjashme me hadithin 578

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

372. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ e falte namazin e sabahut, e bashkë me të, si xhemat, faleshin edhe disa gra besimtare, të mbështjella me pelerinat e tyre (të gjera, që e mbulonin trupin tërësisht). Pas namazit, ktheheshin nëpër shtëpitë e tyre dhe askush s'kishte mundësi t'i njihte.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 372

Fjalë të panjohura?

872. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Jahja ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Seid ibn Mensuri, e këtij i ka treguar Fulejhu, e ky nga Abdurrahman ibn Kasimi, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e falte namazin e sabahut në errësirën e agimit. Gratë (pas namazit) shpërndaheshin nga xhamia dhe, për shkak të errësirës, nuk shquheshin, - ose ka thënë: nuk shquanin njëra-tjetrën.

Referenca: Sahihu i Buhariut 872

Fjalë të panjohura?

867. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku. [t]: Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Amra bint Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pasi i Dërguari i Allahut ﷺ e falte sabahun, gratë dilnin (prej xhamisë) të mbështjella me pelerinat e tyre (të gjera, që ua mbulonin trupin tërësisht), saqë nuk shquheshin në errësirë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 867

Fjalë të panjohura?

578. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka rrëfyer Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gratë besimtare shkonin për ta falur namazin e sabahut me të Dërguarin e Allahut ﷺ duke qenë të mbështjella me rroba. Pas namazit, ktheheshin në shtëpitë e tyre e askush nuk mund t'i dallonte (cilat ishin), për shkak të errësirës.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 578

Fjalë të panjohura?