Hadithet e ngjashme me hadithin 601

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

601. Nga: Abdullah ibn Omeri

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Salim ibn Abdullah ibn Omeri dhe Ebu Bekër ibn Ebu Hathme se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në fund të jetës, Pejgamberi ﷺ një natë e fali jacinë dhe, pasi e kreu, tha: “A po e shihni natën e sotme? Në krye të njëqind vjetëve nga sot, askush që jeton tani nuk do të mbetet i gjallë mbi sipërfaqen e tokës.”

Njerëzit e keqkuptuan fjalën e të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe menduan se Kiameti do të ndodhë pas njëqind vjetësh. Mirëpo, fjala e tij “... askush që jeton tani, nuk do të mbetet i gjallë mbi sipërfaqen e tokës”, aludon se do të vdiste gjenerata në fjalë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 601

Fjalë të panjohura?

564. Nga: Abdullah ibn Omeri

Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salimi se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një natë, i Dërguari i Allahut ﷺ na e fali namazin e jacisë, - që disa njerëz e quajnë el-atemeh, - pastaj u kthye nga ne dhe tha: “A po e shihni natën e sotme? Në krye të njëqind vjetëve nga sot, askush që jeton tani, nuk do të mbetet i gjallë mbi tokë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 564

Fjalë të panjohura?

116. Nga: Abdullah ibn Omeri

Seid ibn Ufejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Halidi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salihu dhe Ebu Bekër ibn Sulejman ibn Ebu Hathme se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Në ditët e fundit të jetës, Pejgamberi ﷺ na e fali jacinë dhe, pasi dha selam, u ngrit dhe tha: “A po e shihni natën e sotme? Në krye të njëqind vjetëve nga sot, askush që jeton tani, nuk do të mbetet i gjallë në fytyrë të tokës.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 116

Fjalë të panjohura?