Hadithet e ngjashme me hadithin 634

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

187. Nga: Ebu Xhuhajfe Suvaiu

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Hakemi se Ebu Xhuhajfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë i Dërguari i Allahut ﷺ doli në mesditë dhe dikush i solli një enë me ujë për abdes. Ai mori abdes, ndërsa njerëzit nisën të fërkoheshin me ujin e mbetur prej abdesit të tij. Pejgamberi ﷺ e fali drekën dhe ikindinë nga dy rekate, kurse para vetes kishte (vendosur) një shkop (për sutër).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 187

Fjalë të panjohura?

376. Nga: Ebu Xhuhajfe Suvaiu

Muhamed ibn Arare na ka thënë: Më ka treguar Omer ibn Ebu Zaide, e ky nga Avni ibn Ebu Xhuhajfe, se babai i tij Ebu Xhuhajfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ në një tendë të kuqe prej lëkure, kurse Bilali bartte ujin e abdesit të tij. Pastaj, pashë njerëzit të vraponin pas atij uji që kishte mbetur nga abdesi dhe, ai që arrinte të merrte prej tij, e fërkonte trupin me të, kurse ai që nuk e arrinte, mundohej të përfitonte diçka nga lagështia e dorës së shokut të vet. Pastaj, e pashë Bilalin që mori një shkop (të gjatë e me majë të mprehtë sikurse shtiza) dhe e nguli në tokë, e Pejgamberi ﷺ doli i veshur me një palë rroba të kuqe. E kishte ngritur (rrobën, dhe e kishte zbuluar një pjesë të kërcinjve të tij) të ngritura deri në gjysmë të kërcirit. I fali dy rekate së bashku me njerëzit, përballë shkopit, kurse kafshët dhe njerëzit i shihja të kalonin andej shkopit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 376

Fjalë të panjohura?

501. Nga: Ebu Xhuhajfe Suvaiu

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Hakemi se Ebu Xhuhajfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pas mesditës, i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi te ne dhe e fali drekën e ikindinë nga dy rekate, në Bat'ha (rrafshinë në periferi të Mekës), ku para vetes kishte vendosur një shkop (me majë të mprehtë sikurse shtiza). Kur mori abdes, njerëzit morën nga uji i abdesit të tij për t'u fërkuar me të.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 501

Fjalë të panjohura?

499. Nga: Ebu Xhuhajfe Suvaiu

Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Avni ibn Ebu Xhuhajfe, e ky e ka dëgjuar babanë e tij Ebu Xhuhajfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pas mesditës, i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi te ne, ia ofruan ujin dhe mori abdes. Na fali namazin e drekës dhe ikindisë, kurse përpara tij ishte vendosur një shkop (të gjatë e me majë të mprehtë sikurse shtiza, e cila përdoret si sutër), ndërsa gratë (e njerëzit e tjerë) dhe gomarët (e kafshët e tjera) kalonin mbrapa shkopit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 499

Fjalë të panjohura?

634. Nga: Ebu Xhuhajfe Suvaiu

Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Avni ibn Ebu Xhuhajfe, se babai i tij Ebu Xhuhajfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka parë Bilalin duke e thirrur ezanin, e në atë rast e kthente kokën në të djathtë e në të majtë.

Referenca: Sahihu i Buhariut 634

Fjalë të panjohura?

633. Nga: Ebu Xhuhejm Ensariu

Is'haku na ka thënë: Na ka rrëfyer Xhafer ibn Avniu, e këtij i ka treguar Ebu Umejsi, e ky nga Avni ibn Ebu Xhuhajfe se babai i tij Ebu Xhuhajfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ në Ebtah, kur Bilali erdhi ta thërrasë për namaz. Kur doli, Bilali mbante një shkop, të cilin e nguliti në tokë, përpara të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe e thirri ikametin për namaz.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 633

Fjalë të panjohura?

495. Nga: Ebu Xhuhajfe Suvaiu

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Avni ibn Ebu Xhuhajfe, e ky e ka dëgjuar babain i tij Ebu Xhuhajfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ e fali namazin e drekës dhe ikindisë nga dy rekate, në Bat'ha (rrafshinë afër Mekës). Para vetes kishte vendosur një shkop (të gjatë e me majë të mprehtë sikurse shtiza), ndërsa mbrapa shkopit kalonin gratë (e njerëzit e tjerë) dhe gomarët (e kafshët e tjera që i shfrytëzonin për bartje dhe rrugëtim).

Referenca: Sahihu i Buhariut 495

Fjalë të panjohura?