Hadithet e ngjashme me hadithin 647
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
647. Nga: Ebu Hurejra
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky e ka dëgjuar Ebu Salihun se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Të falesh me xhemat është njëzet e pesëfish më e vlefshme sesa të falesh në shtëpi ose në dyqan. Kjo, se, kur personi merr abdes në formë të përkryer dhe niset për xhami, duke pasur në mendje vetëm namazin, për çdo hap që hedh, ngrihet një gradë e i fshihet një gjynah. Pasi të falet, për aq sa të qëndrojë në xhami, melekët luten vazhdimisht për të, duke thënë: “O Allah, fale! O Allah, mëshiroje!” Njeriu llogaritet se është duke u falur për aq sa është duke e pritur namazin.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 647
Fjalë të panjohura?
477. Nga: Ebu Hurejra
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Muaviu, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Namazi me xhemat është njëzet e pesë shkallë më i çmuar sesa ai që falet i vetëm në shtëpi ose në treg. Kjo, se, kur dikush merr abdes, duke e përkryer atë, shkon në xhami duke mos pasur tjetër qëllim përveç namazit, për çdo hap që bën, Allahu atë person e ngre një gradë dhe i fshin një mëkat, derisa të hyjë në xhami. E, kur të hyjë në xhami, llogaritet se është në namaz për aq kohë sa e pret namazin. Melekët vazhdimisht bëjnë dua për të përderisa qëndron në vendin e tij dhe nuk e prish abdesin, dhe thonë: “O Allah, falja mëkatet! O Allah, mëshiroje!”
Referenca: Sahihu i Buhariut 477
Fjalë të panjohura?
648. Nga: Ebu Hurejra
Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Musejebi dhe Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Namazi me xhemat është njëzet e pesë gradë më i vlefshëm se namazi që falet vetëm. Melekët e natës dhe ditës tubohen gjatë namazit të sabahut.” Pastaj Ebu Hurejra tha: “Nëse doni, lexojeni ajetin: “... Vërtet, për namaz të sabahut (gjatë leximit të Kuranit) prezantojnë shumë (melekë).” (Isra, 78)
Referenca: Sahihu i Buhariut 648
Fjalë të panjohura?
176. Nga: Ebu Hurejra
Adem ibn Ebu Ijasi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Seid Makburi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Robi vazhdon të jetë në namaz derisa qëndron në xhami duke e pritur namazin tjetër, me kusht që të mos e prishë abdesin.”
Një burrë i huaj pyeti: “E si prishet abdesi, o Ebu Hurejra?” Ai tha: “Duke liruar gazra (me ose pa zë).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 176
Fjalë të panjohura?
445. Nga: Ebu Hurejra
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Melekët bëjnë dua për atë që vazhdon të qëndrojë në vendin ku është falur (brenda xhamisë) përderisa nuk e prish abdesin, dhe thonë: “O Allah, fale! O Allah, mëshiroje!”
Referenca: Sahihu i Buhariut 445
Fjalë të panjohura?