Hadithet e ngjashme me hadithin 861
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
861. Nga: Abdullah ibn Abasi
Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, teksa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte duke u falur pa sutër në Mina, unë, që në atë kohë sapo kisha arritur moshën e pubertetit, kalova përpara një safi i hipur mbi gomaricë. Zbrita prej saj, të cilën e lashë të kulloste, kurse vetë iu bashkëngjita safit. Asnjë i pranishëm nuk ma tërhoqi vërejtjen për këtë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 861
Fjalë të panjohura?
1857. Nga: Abdullah ibn Abasi
Is'haku na ka thënë: Na ka rrëfyer Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar i biri i vëllait të Ibn Shihabit, e ky nga xhaxhai i vet (Ibn Shihabi), e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe ibn Mesudi se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Teksa i Dërguari i Allahut ﷺ po falej në Mina, shkova hipur mbi gomaricën time, ndërkohë sapo kisha arritur moshën e pubertetit. Kalova përpara një pjese të safit të parë, pastaj zbrita e ajo filloi të kullotë, kurse unë iu bashkëngjita safit me njerëzit që ishin prapa të Dërguarit të Allahut ﷺ.”
Junusi transmeton nga Ibn Shihabi: “Në Mina, në Haxhin Lamtumirës.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1857
Fjalë të panjohura?
493. Nga: Abdullah ibn Abasi
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Njëherë, teksa i Dërguari i Allahut ﷺ po falej pa sutër në Mina, unë, që në atë kohë isha afër moshës së pubertetit, kalova përpara një safi i hipur mbi gomaricë. Zbrita prej saj dhe e lashë të kulloste, kurse vetë iu bashkëngjita safit. Asnjë i pranishëm nuk ma tërhoqi vërejtjen për këtë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 493
Fjalë të panjohura?
76. Nga: Abdullah ibn Abasi
Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Njëherë, teksa i Dërguari i Allahut ﷺ po falej pa sutër në Mina, unë, që në atë kohë isha afër moshës së pubertetit, kalova përpara një safi i hipur mbi gomaricë, të cilën e lashë të kulloste, kurse vetë iu bashkëngjita safit. Asnjë i pranishëm nuk ma tërhoqi vërejtjen për këtë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 76
Fjalë të panjohura?