Hadithet e ngjashme me hadithin 871

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

871. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ujejne, e ky nga Is'haku se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ u fal në shtëpinë e Umu Sulejmit, e në atë rast unë dhe jetimi (që ishte me ne) qëndruam prapa tij, kurse Umu Sulejmi prapa nesh.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 871

Fjalë të panjohura?

874. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ujejne, e ky nga Is’haku se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ u fal në shtëpinë e Umu Sulejmit, e në atë rast unë dhe jetimi (që ishte me ne) qëndruam mbrapa tij, kurse Umu Sulejmi u rreshtua mbrapa nesh.

Referenca: Sahihu i Buhariut 874

Fjalë të panjohura?

1164. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ na i fali dy rekate dhe shkoi.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1164

Fjalë të panjohura?

727. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Is'haku se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Unë dhe një djalosh jetim u falëm mbrapa Pejgamberit ﷺ, në shtëpinë tonë, kurse nëna ime, Umu Sulejmi, u rreshtua mbrapa nesh.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 727

Fjalë të panjohura?

380. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdullahu na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se gjyshja e tij, Mulejka, të Dërguarit të Allahut ﷺ i gatoi një ushqim dhe e ftoi për të ngrënë. Pasi hëngri, Pejgamberi ﷺ tha: “Ngrihuni, se do t'ju fal një namaz.”

Enesi thotë: “Mora një hasër, që ishte nxirë nga përdorimi i shumtë dhe e pastrova me ujë. I Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit për t'u falur, kurse unë dhe jetimi (që ishte me ne) u rreshtuam pas tij. Mbrapa nesh ishte edhe gjyshja plakë. I Dërguari i Allahut ﷺ na i fali dy rekate dhe shkoi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 380

Fjalë të panjohura?

860. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se gjyshja e tij, Mulejka, e thirri të Dërguarin e Allahut ﷺ për ta gostitur me një ushqim të përgatitur (enkas për të). Pasi hëngri, tha: “Ngrihuni, se do t'ju fal një namaz.”

Kështu, mora një hasër, që ishte nxirë nga qëndrimi i gjatë pa u përdorur dhe e pastrova me ujë. I Dërguari i Allahut ﷺ na i fali dy rekate, e mbrapa tij (u rreshtuam) unë dhe jetimi (që ishte me ne), ndërsa gjyshja mbrapa nesh.

Referenca: Sahihu i Buhariut 860

Fjalë të panjohura?