Hadithet e ngjashme me hadithin 1167
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
506. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Ebu Damra, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe se Nafiu tregon: “Kur Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shkonte në Qabe, hynte duke ecur në drejtim të saj. Derën e linte prapa shpinës e ecte aq sa në mes tij dhe murit nuk kishte më tepër se tri kute dhe falej. Kujdesej të falej te vendi ku Bilali i kishte treguar se falej Pejgamberi ﷺ.”
Abdullahu ka thënë: “Nuk prish punë nëse dikush falet në ndonjë pjesë tjetër të Qabesë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 506
Fjalë të panjohura?
504. Nga: Abdullah ibn Omeri
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejriu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ hyri në Qabe së bashku me Usame ibn Zejdin, Othman ibn Talhain dhe Bilalin. Qëndroi një kohë të gjatë brenda e pastaj doli. Unë isha i pari që hyra në Qabe pasi doli ai, kështu që e pyeta Bilalin: “Ku u fal (Pejgamberi ﷺ)?” Tha: “Në mes dy shtyllave të përparme.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 504
Fjalë të panjohura?
1599. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ahmed ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Musa ibn Ukbe se Nafiu tregon se, kur Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) hynte në Qabe, ecte drejt duke e lënë derën mbrapa shpine, derisa arrinte tri kute afër murit që kishte përballë dhe falej. Synonte vendin ku është falur i Dërguari i Allahut ﷺ, siç i kishte treguar Bilali. Por, nuk prish punë nëse dikush falet në ndonjë pjesë tjetër brenda Qabesë.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1599
Fjalë të panjohura?
397. Nga: Abdullah ibn Omeri
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Sejfi se Muxhahidi transmeton se dikush i tregoi Ibn Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) se i Dërguari i Allahut ﷺ ka hyrë brenda në Qabe.
Ibn Omeri thotë: “Vajta dhe e gjeta Bilalin, duke qëndruar mes dy portave, kurse Pejgamberi ﷺ posa kishte dalë.” E pyeta atë: “A u fal Pejgamberi ﷺ brenda Qabesë?” Ai m'u përgjigj: “Po. I fali dy rekate mes dy shtyllave që ndodhen në të majtë të hyrjes, pastaj doli dhe i fali edhe dy rekate përballë Qabesë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 397
Fjalë të panjohura?
1167. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Sejf ibn Sulejman Mekiu se Muxhahidi transmeton se dikush shkoi tek Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) në shtëpi dhe i tregoi se i Dërguari i Allahut ﷺ hyri brenda në Qabe.
Ibn Omeri tregon: “Shpejtova dhe e takova të Dërguarin e Allahut ﷺ, i cili sapo kishte dalë, dhe Bilalin, i cili po qëndronte në këmbë te dera (e Qabesë). E pyeta:
- O Bilal, a u fal i Dërguari i Allahut ﷺ (brenda Qabesë)?
- Po, - m'u përgjigj ai.
- Ku?
- Mes këtyre dy shtyllave, pastaj doli e i fali edhe dy rekate përballë derës së Qabesë, - tha Bilali.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ më ka porositur për dy rekatet e duhasë.”
Itbani tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ dhe Ebu Bekri më erdhën kur dielli u ngrit lart në kupën e qiellit (paradite), e në atë rast ne u rreshtuam pas tij dhe i fali dy rekate.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1167
Fjalë të panjohura?
468. Nga: Abdullah ibn Omeri
Ebu Numani dhe Kutejbe na kanë thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ejubi, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se Pejgamberi ﷺ shkoi në Mekë dhe e thirri Othman ibn Talhain, i cili ia hapi derën e Qabesë. Pejgamberi ﷺ hyri në Qabe, e së bashku me të edhe Bilali, Usame ibn Zejdi e Othman ibn Talhai dhe e mbyllën derën. Aty qëndroi një copë herë, pastaj dolën. Ibn Omeri tha: “Unë shpejtova te Bilali dhe e pyeta (çfarë bëri aty), e ai më tha:
- U fal brenda.
- Në cilën pjesë? - e pyeta.
- Mes dy shtyllave, - tha Bilali.
Por, pata harruar ta pyesja sa rekate kishte falur.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 468
Fjalë të panjohura?
1598. Nga: Abdullah ibn Omeri
Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salimi se babai i tij Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ hyri në Qabe së bashku me Usame ibn Zejdin, Bilalin dhe Othman ibn Talhain dhe e mbyllën derën. Kur e hapën, isha i pari që hyra, ku e takova Bilalin dhe e pyeta:
- A u fal i Dërguari i Allahut ﷺ brenda?
- Po, mes dy shtyllave jemenase.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1598
Fjalë të panjohura?
505. Nga: Abdullah ibn Omeri
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ hyri në Qabe së bashku me Usame ibn Zejdin, Bilalin dhe Othman ibn Talha Haxhebiun dhe e mbylli derën për të qëndruar aty (për një kohë). (Pasi dolën) e pyeta Bilalin: “Çfarë bëri Pejgamberi ﷺ brenda?” Ai tha: “U pozicionua në mes dy shtyllave, duke i lënë tri (shtylla) të tjera mbrapa dhe u fal.” Atëkohë Qabeja ishte e ndërtuar mbi gjashtë shtylla.”
Ismaili na ka thënë: “Më ka treguar Maliku, ku thotë: “I la dy shtylla në anën e djathtë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 505
Fjalë të panjohura?