Hadithet e ngjashme me hadithin 3368
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1586. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Bejan ibn Amri na ka thënë: Na ka treguar Jezidi, e këtij i ka treguar Xherir ibn Hazimi, e këtij i ka treguar Jezid ibn Rumani, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ i ka thënë: “Oj Aishe, sikur populli yt të mos ishin kaq afër me kohën e injorancës, do të urdhëroja të rrënohej Qabeja, e pastaj do ta kisha (rindërtuar duke) përfshirë brenda saj gjithë atë pjesë që nuk është përfshirë në të, do ta bëja atë në nivel me tokën dhe do t'ia hapja dy dyer: njërën në anën lindore, tjetrën në atë perëndimore. Kështu do ta riktheja në themelet e Ibrahimit ﷺ.”
Ky qe shkaku që shtyu Ibn Zubejrin ta rrënojë (Qabenë).
Jezidi thotë: “Kam qenë i pranishëm kur Ibn Zubejri e pati rrënuar dhe rindërtuar Qabenë e ia pati bashkëngjitur pjesën e shkëputur (murin afër Qabesë).” I pata parë edhe themelet e Ibrahimit: disa gurë në formë të gungave të devesë.
Xheriri thotë: “E kam pyetur Jezidin:
- Ku ishte (themeli i Ibrahimit)?
- Eja të të tregoj, - më tha.
Hymë në pjesën e murit harkor (hixhrit), ma bëri me shenjë drejt një vendi dhe më tha:
- Ja, këtu.
E mata hapësirën prej murit harkor, e në atë rast më dolën përafërsisht gjashtë kute.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1586
Fjalë të panjohura?
1584. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Ahvasi, e këtij i ka treguar Eshathi, e ky nga Esved ibn Jezidi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam pyetur Pejgamberin ﷺ për murin (që gjendet afër Qabesë): A është pjesë e Qabesë apo jo?” Ai më tha:
- “Po.”
- Vallë, përse nuk e kanë ngjitur me Qabenë? - e pyeta.
- “A nuk e di që populli yt nuk ka pasur pasuri të mjaftueshme (për ta ndërtuar)?”
- Po dera, vallë, përse është e ngritur?
- “Kështu e ka vendosur populli yt, që të fusin në Qabe kë të duan dhe të ndalojnë kë të duan. Sikur populli yt të mos ishin kaq afër me kohën e injorancës dhe sikur të mos kisha frikë se do ta refuzonin zemrat e tyre, murin (harkor) do ta përfshija në Qabe dhe derën do ta vendosja në nivel me tokën.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1584
Fjalë të panjohura?
1583. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Muhamed ibn Ebu Bekri i ka treguar Abdullah ibn Omerit se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e të Dërguarit të Allahut ﷺ, ka thënë: “Pejgamberi ﷺ më ka thënë: “A nuk e di që, kur populli yt e kanë ndërtuar Qabenë, nuk e kanë vendosur tërësisht në themelet e Ibrahimit?”
- E po, o i Dërguari i Allahut, përse nuk po e rikthen në themelet e Ibrahimit? - i thashë.
- “Sikur populli yt të mos ishin kaq afër me kohën e kufrit, do ta kisha bërë.”
Abdullah ibn Omeri thotë: “Për këtë hadith, që Aishja gjithsesi e ka dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut ﷺ, mendoj se arsyeja pse i Dërguari i Allahut ﷺ nuk i prekte dy këndet e tjera, që janë afër hixhrit, është se Qabeja nuk është rindërtuar në themelet e Ibrahimit ﷺ.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1583
Fjalë të panjohura?
126. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Ubejdullah ibn Musai na ka treguar nga Israili, e ky nga Ebu Is'haku se Esvedi ka thënë: “Ibn Zubejri më tha: “Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shpesh të kumtonte fshehurazi lajme, andaj, çfarë të ka treguar për Qabenë?” I thashë: “Më ka treguar se Pejgamberi ﷺ i ka thënë: “Oj Aishe! Sikur populli yt të mos ishte fillestar në Islam, - Ibn Zubejri thotë: të sapodalë nga kufri, - do ta rrënoja Qabenë dhe do t'ia ndërtoja dy dyer: njërën për të hyrë njerëzit, e tjetrën për të dalë.” Kështu Ibn Zubejri më vonë e realizoi këtë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 126
Fjalë të panjohura?
1585. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “Sikur populli yt të mos ishin kaq afër me kohën e kufrit, do ta rrënoja Qabenë dhe do ta rindërtoja mbi themelet e Ibrahimit ﷺ. Kjo, se kurejshët e kanë zvogëluar ndërtesën e saj (Qabesë). Po ashtu, do t'ia bëja një derë mbrapa.”
Ebu Muaviu tregon se Hishami ka thënë: “Fjala (خَلْفًا) “halfen" e ka kuptimin derë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1585
Fjalë të panjohura?