Hadithet e ngjashme me hadithin 531
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
241. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ ka pështyrë në rrobën e vet.”
Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Ibn Ebu Merjemja e ka përmendur versionin më të plotë të këtij hadithi duke thënë: “Na ka rrëfyer Jahja ibn Ejubi, e këtij i ka rrëfyer Humejdi, e ky e ka dëgjuar Enesin nga Pejgamberi ﷺ.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 241
Fjalë të panjohura?
531. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Teksa dikush është në namaz, është duke i folur drejtpërdrejt Zotit të vet. Andaj, të mos pështyjë djathtas, por le të pështyjë nën këmbën e majtë.”
Seidi transmeton prej Katades: “Të mos pështyjë përpara vetes, por në anën e majtë, ose nën këmbë.”
Shuëbe transmeton: “Të mos pështyjë përpara vetes, as djathtas, por le të pështyjë në të majtë ose nën këmbë.”
Ndërkaq, Humejdi transmeton prej Enesit se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Të mos pështyjë në drejtim të kiblës, as djathtas, por në të majtë ose nën këmbë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 531
Fjalë të panjohura?
1214. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky e ka dëgjuar Kataden se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur dikush është në namaz, është duke i folur drejtpërdrejt Zotit të vet, prandaj të mos pështyjë as përpara, as djathtas, por le të pështyjë majtas ose nën këmbën e majtë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1214
Fjalë të panjohura?
412. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Askush të mos pështyjë as përpara vetes, as në të djathtë, por le të pështyjë majtas ose nën këmbë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 412
Fjalë të panjohura?
532. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Hafs ibn Omeri na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Bëjeni mirë sexhden dhe askush të mos i shtrijë krahët sikurse qeni. Nëse dikush pështyn, këtë të mos e bëjë përpara vetes, as djathtas, sepse është duke i folur drejtpërdrejt Zotit të vet.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 532
Fjalë të panjohura?
822. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky e ka dëgjuar Kataden se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Bëjeni mirë sexhden dhe askush të mos i shtrijë krahët sikurse qeni.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 822
Fjalë të panjohura?
417. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Malik ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ pa këlbazë në drejtim të kiblës dhe e fshiu me dorë. Ndërkohë, u vërejt tek ai irritimi, - ose ka thënë: kjo gjë e irritoi dhe e rëndoi shumë, - dhe tha: “Teksa dikush është në namaz, është duke i folur drejtpërdrejt Zotit të vet, - ose ka thënë: Zoti i vet është mes tij dhe kiblës. - Andaj, të mos pështyjë në drejtim të kiblës, por (mund) të pështyjë majtas, ose nën këmbë.” Pastaj e kapi skajin e rrobës së tij të sipërme dhe pështyu në të, e palosi (e fërkoi) dhe tha: “Ose të veprojë kështu.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 417
Fjalë të panjohura?
413. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Teksa besimtari është në namaz, i flet drejtpërdrejt Zotit të vet. Andaj, të mos pështyjë as përpara, as në të djathtë, por le të pështyjë majtas ose nën këmbë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 413
Fjalë të panjohura?
405. Nga: Enes ibn Malik Ensariu
Kutejbe na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Xhaferi, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, një ditë, Pejgamberi ﷺ pa këlbazë (brenda xhamisë) në drejtim të kiblës. Kjo e rëndoi aq shumë, saqë u vrenjt në fytyrë. U ngrit dhe e fshiu me dorën e tij, pastaj tha: “Dijeni se, kur dikush është në namaz, ai po i flet drejtpërdrejt Zotit të vet, - ose ka thënë: Zoti i tij është mes tij dhe kiblës. - Andaj, askush të mos pështyjë në drejtim të kiblës, por (mund) të pështyjë në të majtë ose nën këmbë.” E kapi skajin e ridasë së tij dhe pështyu në të, pastaj e palosi (dhe e fërkoi) e tha: “Ose të veprojë kështu.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 405
Fjalë të panjohura?