Hadithet e ngjashme me hadithin 84
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
1721. Nga: Abdullah ibn Abasi
Muhamed ibn Abdullah ibn Haushebi na ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e këtij i ka rrëfyer Mensuri, e ky nga Atai se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberin ﷺ e pyetën për atë që e rruan kokën para se të therë, si dhe pyetje të tjera të këtilla, e në atë rast u thoshte: “S'ka gjë. S'ka gjë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1721
Fjalë të panjohura?
1734. Nga: Abdullah ibn Abasi
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Ibn Tavusi, e ky nga babai i tij se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e pyetën Pejgamberin ﷺ rreth therjes së kurbanit, rruajtjes së flokëve, gjuajtjes së guralecëve, si dhe dhënies përparësi ose vonimit të ndonjë prej këtyre veprimeve, e në atë rast u përgjigj: “S'ka gjë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1734
Fjalë të panjohura?
84. Nga: Abdullah ibn Abasi
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, gjatë haxhit, dikush i tha Pejgamberit ﷺ: “E kam therur kurbanin para se t'i gjuaj guralecët.” Ai bëri me dorë duke thënë: “S'ka gjë.” Pastaj iu tha: “I kam rruar flokët para se ta ther kurbanin.” Ai përsëri bëri me dorë duke thënë: “S'ka gjë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 84
Fjalë të panjohura?
1723. Nga: Abdullah ibn Abasi
Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Abdulalai, e këtij i ka treguar Halidi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se dikush e pyeti Pejgamberin ﷺ:
- I kam gjuajtur guralecët pasdite.
- “S'ka gjë”, - tha Pejgamberi ﷺ.
- Unë e kam rruar kokën para se ta ther kurbanin, - i tha një tjetër.
- “S'ka gjë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1723
Fjalë të panjohura?
1735. Nga: Abdullah ibn Abasi
Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zuraji, e këtij i ka treguar Halidi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njerëzit e pyetnin Pejgamberin ﷺ, ditën e Bajramit të Kurbanit në Mina, e ai u përgjigjej: “S'ka gjë.” Një person pyeti:
- I kam rruar flokët para se të ther kurban?
- “There se s'ka gjë.”
- I kam gjuajtur guralecët pasdite, - i tha një tjetër.
- “S'ka gjë”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1735
Fjalë të panjohura?