Hadithet e ngjashme me hadithin 1247

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1321. Nga: Abdullah ibn Abasi

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Shejbaniu, e ky nga Amiri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ kaloi pranë varrit të një njeriu që ishte varrosur natën, e në atë rast pyeti:

- “Kur është varrosur ky?”

- Mbrëmë, - iu përgjigjën.

- “Pse nuk më keni lajmëruar?!”

- E varrosëm natën vonë e nuk donim të të zgjonim, - i thanë ata.

Ai u përgatit për namaz, ndërsa ne u rreshtuam pas tij (për t'ia falur xhenazen).

Ibn Abasi thotë: “Gjatë kohës kur Pejgamberi ﷺ ia fali xhenazen, unë qeshë në mesin e tyre.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1321

Fjalë të panjohura?

1326. Nga: Abdullah ibn Abasi

Jakub ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Ebu Bukejri, e këtij i ka treguar Zaide, e këtij i ka treguar Ebu Is'hak Shejbaniu, e ky nga Amiri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ shkoi te një varr, e në atë rast ata (sahabët) i thanë: “Ky, ose kjo, është varrosur mbrëmë.” Pastaj u rreshtuam mbrapa tij dhe ia fali (namazin e xhenazes).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1326

Fjalë të panjohura?

1336. Nga: Abdullah ibn Abasi

Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Sulejman Shejbaniu se Shabiu tregon: “Më ka treguar dikush, që bashkë me Pejgamberin ﷺ kaloi pranë një varri të lënë anash, se Pejgamberi ﷺ u priu, ndërsa këta u falën mbrapa tij.

(Shejbaniu thotë): “E kam pyetur Shabiun:

- O Ebu Amër, kush është ai që të ka treguar?

- Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), - tha Shabiu.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1336

Fjalë të panjohura?

1319. Nga: Abdullah ibn Abasi

Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Shejbaniu se Shabiu ka thënë: “Më ka treguar dikush, që ka qenë së bashku me Pejgamberin ﷺ kur shkoi (me shokët e tij) te një varr të bërë anash (varreve të tjera). Kështu, i rreshtoi ata (nëpër safa) dhe i bëri katër tekbire.

Shejbaniu thotë: “E kam pyetur (Shabiun):

- O Ebu Amër, kush është ai që të ka treguar?

- Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), - m'u përgjigj ai.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1319

Fjalë të panjohura?

857. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ibn Muthena na ka thënë: Më ka treguar Gunderi, e ky e ka dëgjuar Sulejman Shejbaniun se Shabiu tregon: “Më ka treguar dikush që bashkë me Pejgamberin ﷺ kishte kaluar pranë një varri të lënë anash, se ai (Pejgamberi ﷺ) u kishte prirë, ndërsa këta ishin rreshtuar në safa për t'ia falur namazin të vdekurit.

Gunderi e pyeti Shabiun:

- O Ebu Amër, kush është ai që të ka treguar?

- Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), - tha Shabiu.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 857

Fjalë të panjohura?

1247. Nga: Abdullah ibn Abasi

Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Muaviu, e ky nga Ebu Is'hak Shejbaniu, e ky nga Shabiu se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se një njeri, të cilin i Dërguari i Allahut ﷺ e vizitonte, vdiq dhe e varrosën natën. Në mëngjes i treguan Pejgamberit ﷺ, i cili tha:

- “Pse nuk më keni lajmëruar?”

- Ishte në terrin e natës, e nuk deshëm të të mundojmë, - i thanë.

Kështu, shkoi te varri i tij dhe ia fali namazin e xhenazes.

Referenca: Sahihu i Buhariut 1247

Fjalë të panjohura?

1322. Nga: Abdullah ibn Abasi

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Shejbaniu se Shabiu tregon: “Ai që ka qenë së bashku me Pejgamberin tuaj ﷺ pranë një varri të bërë anash, më ka treguar se si Pejgamberi ﷺ u priu në namaz, kurse ata u rreshtuan në safa pas tij.”

Shejbaniu thotë: “E kemi pyetur Shabiun: “O Ebu Amër, kush është ai që të ka treguar?” Shabiu ka thënë: “Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1322

Fjalë të panjohura?

1340. Nga: Abdullah ibn Abasi

Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Shejbaniu, e ky nga Shabiu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ ia fali (xhenazen) një njeriu pasi ishte varrosur një natë më parë. Fillimisht pyeti: “Kush është ky?” Ata i treguan se ishte filani, i varrosur mbrëmë. Pastaj ia falën namazin e xhenazes.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1340

Fjalë të panjohura?