Hadithet e ngjashme me hadithin 512

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

511. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ismail ibn Halili na ka thënë: Na ka treguar Ali ibn Mus'hiri, e ky nga Ameshi, e ky nga Muslim ibn Subejhu se Mesruku tregon: “Në prani të Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u diskutua çfarë e ndërpret namazin.” Thanë: “Namazin e ndërpresin qeni, gomari dhe femra.” Ajo tha: “Na barazuat me qentë. Kishte raste kur Pejgamberi ﷺ falej duke qëndruar unë shtrirë në shtrat, mes tij dhe kiblës. Nëse kisha ndonjë nevojë, më vinte keq të drejtohesha nga ai, andaj zvarritesha ngadalë (të dilja nga shtrati).”

Ameshi transmeton nga Ibrahimi, e ky nga Esvedi, e ky nga Aishja, ngjashëm.

Referenca: Sahihu i Buhariut 511

Fjalë të panjohura?

514. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Ibrahimi, e ky nga Esvedi, e ky nga Aishja. Ameshi ka thënë: Na ka treguar Muslimi se Mesruku tregon: “Në prani të Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u përmendën gjërat që e ndërpresin namazin: qeni, gomari dhe femra.” Ajo tha: “Na krahasuat me gomarët dhe qentë. Betohem në Allahun se e kam parë Pejgamberin ﷺ duke u falur, ndërkohë unë qëndroja shtrirë në shtrat, mes tij dhe kiblës. Kur më paraqitej ndonjë nevojë, më vinte keq të ulesha e ta pengoja Pejgamberin ﷺ, andaj zvarritesha ngadalë, nga këmbët e tij (për të dalë nga shtrati).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 514

Fjalë të panjohura?

519. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Kasimi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Sa keq! Na barazuat me qentë dhe gomarët. Unë qëndroja shtrirë mes të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe kiblës teksa ai falej. Kur donte të binte në sexhde, m'i prekte këmbët, andaj unë i tërhiqja.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 519

Fjalë të panjohura?

384. Nga: Urve ibn Zubejri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Jezidi, e ky nga Irakiu se Urve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, teksa Pejgamberi ﷺ falej, Aishja rrinte shtrirë mes tij dhe kiblës, në shtratin ku ata flinin.

Referenca: Sahihu i Buhariut 384

Fjalë të panjohura?

1209. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Nadri, e ky nga Ebu Seleme se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I shtrija këmbët në kiblën (sexhden) e Pejgamberit ﷺ teksa falej. Kur donte të binte në sexhde, më prekte, andaj unë i tërhiqja. Kur ngrihej, i shtrija sërish.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1209

Fjalë të panjohura?

382. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Nadri, i çrobëruari i Omer ibn Ubejdullahut, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, ka thënë: “Flija para të Dërguarit të Allahut ﷺ (teksa ai falej), kurse këmbët e mia shtriheshin në drejtim të kiblës së tij. Kur binte në sexhde, m'i prekte këmbët, andaj i tërhiqja, e, kur ngrihej, i shtrija sërish. Në atë kohë, shtëpitë nuk kishin fenerë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 382

Fjalë të panjohura?

512. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Hishami, e këtij i ka treguar babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ falej duke qenë unë fjetur në shtratin e tij. Kur donte ta falte vitrin, më zgjonte edhe mua për ta falur atë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 512

Fjalë të panjohura?

997. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Hishami, e këtij i ka treguar babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ falej teksa unë isha e shtrirë në shtrat. Kur donte ta falte vitrin, më zgjonte dhe e falja vitrin edhe unë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 997

Fjalë të panjohura?

383. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ falej, rrinte shtrirë në shtratin bashkëshortor, mes tij dhe kiblës, siç shtrihet xhenazja.

Referenca: Sahihu i Buhariut 383

Fjalë të panjohura?

513. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Nadri, i çrobëruari i Omer ibn Ubejdullahut, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, ka thënë: “Unë flija pranë të Dërguarit të Allahut ﷺ, ndërsa këmbët e mia shtriheshin në kiblën (sexhden) e tij. Kur binte në sexhde, më prekte, andaj i tërhiqja këmbët. Kur ngrihej, i shtrija. Në atë kohë shtëpitë nuk kishin fanarë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 513

Fjalë të panjohura?

515. Nga: Aishe bint Ebu Bekri

Is'haku na ka thënë: Na ka rrëfyer Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar i biri i vëllait të Ibn Shihabit se Ibn Shihabin e pyeti djali i vëllait të vet: “A ka diçka që e ndërpret namazin?” Ai tha: “Asgjë nuk e ndërpret namazin. Më ka treguar Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ngrihej natën për t'u falur, ndërkohë unë isha e shtrirë mes tij dhe kiblës, në shtratin tonë të përbashkët.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 515

Fjalë të panjohura?