Hadithet e ngjashme me hadithin 98

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

1431. Nga: Abdullah ibn Abasi

Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Adiu, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ doli ditën e Bajramit dhe i fali dy rekate (të Bajramit), por nuk fali (namaz tjetër), as para, as pas tyre. Pastaj iu drejtua grave, e më të ishte edhe Bilali. I këshilloi dhe i urdhëroi që të japin lëmoshë. Si rrjedhojë, gratë filluan t'i jepnin byzylykët dhe vathët e tyre.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1431

Fjalë të panjohura?

964. Nga: Abdullah ibn Abasi

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Adij ibn Thabiti, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën e Bajramit të Fitrit Pejgamberi ﷺ i fali dy rekate dhe nuk fali asgjë tjetër, as para, as pas këtyre dy rekatesh. Pastaj, së bashku me Bilalin, shkoi te gratë dhe i urdhëroi me sadaka. Ato filluan të jepnin, saqë i hidhnin byzylykët dhe gjerdanët e veta.

Referenca: Sahihu i Buhariut 964

Fjalë të panjohura?

979. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ibn Xhurejxhi ka thënë: Më ka rrëfyer Hasen ibn Muslimi, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kam marrë pjesë në faljen e Bajramit të Fitrit te Pejgamberi ﷺ, tek Ebu Bekri, tek Omeri dhe tek Othmani. Të gjithë e falnin namazin para hutbes, pastaj ligjëronin. Sikur po e shoh tani Pejgamberin ﷺ kur doli (pas namazit të Bajramit) duke ua bërë njerëzve me dorë, që të uleshin, dhe eci së bashku me Bilalin nëpërmjet safave derisa arriti te gratë, ku lexoi ajetin: “Nëse vijnë te ti besimtaret e të betohen se nuk do t'i shoqërojnë Allahut asgjë (në adhurim), nuk do të vjedhin, nuk do të bëjnë kurvëri, nuk do t'i vrasin fëmijët e tyre, nuk do të sjellin ndonjë shpifje të sajuar nga ato vetë dhe se nuk do të të kundërshtojnë në çfarë është e drejtë dhe e arsyeshme, atëherë ti pranoje betimin e tyre dhe lutju Allahut t'i falë. Vërtet, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë (Mumtehine, 12) dhe u tha:

- “A jeni ende në këtë betim?”

- Po, - i tha njëra prej grave. Gratë e tjera nuk u përgjigjën, kurse për këtë Haseni nuk e dinte se cila ka qenë.

- “Atëherë jepni sadaka”, - u tha Pejgamberi ﷺ.

Pastaj, Bilali e shtriu rrobën e tij (që gratë t'i vendosnin sadakatë e tyre) dhe u thoshte:

- Ejani, shpejtoni. Babë e nënë kurban i bëfsha!

Ato i hidhnin byzylykët dhe unazat në rrobën e Bilalit.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 979

Fjalë të panjohura?

1449. Nga: Abdullah ibn Abasi

Muemeli na ka thënë: Na ka treguar Ismaili, e ky nga Ejubi, e ky nga Ata ibn Ebu Rebahu se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Betohem në Allahun se i Dërguari i Allahut ﷺ e fali namazin (e Bajramit) para hutbes. Me të kuptuar se gratë nuk e kishin dëgjuar, vajti tek ato së bashku me Bilalin, i cili e kishte shtrirë rrobën e tij, e në atë rast ai ﷺ i këshilloi e i urdhëroi për të dhënë lëmoshë. Si rrjedhojë, gratë filluan të jepnin (stolitë).

Ejubi (gjatë transmetimit të këtij hadithi) bëri me shenjë nga veshët dhe qafa.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1449

Fjalë të panjohura?

98. Nga: Abdullah ibn Abasi

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Ejubi se Atai tregon: “E kam dëgjuar Ibn Abasin duke thënë: “Dëshmoj se Pejgamberi ﷺ, - ose ka thënë: Dëshmoj se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), - transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ doli bashkë me Bilalin, duke menduar se gratë nuk kishin dëgjuar, andaj shkoi tek ato, i këshilloi dhe i urdhëroi që të jepnin lëmoshë. Si rrjedhojë, gratë filluan t'i jepnin vathët dhe unazat (sadaka), ndërsa Bilali i tubonte ato në rrobën e tij.”

Ismaili transmeton nga Ejubi, e ky nga Atai, e ky nga Ibn Abasi se ka thënë: “Dëshmoj se Pejgamberi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 98

Fjalë të panjohura?

962. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ebu Asimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Hasen ibn Muslimi, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Bajramit kam marrë pjesë tek i Dërguari i Allahut ﷺ, tek Ebu Bekri, tek Omeri e tek Othmani dhe, që të gjithë, namazin (e Bajramit) e falnin para hutbes.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 962

Fjalë të panjohura?

977. Nga: Abdullah ibn Abasi

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Sufjani se Abdurrahman ibn Abisi tregon: “Kam dëgjuar dikë duke pyetur Ibn Abasin (Allahu qoftë i kënaqur me të!):

- A ke qenë i pranishëm kur Pejgamberi ﷺ doli për namazin e Bajramit?

- Po. Sikur të mos kishte qenë afërsia ime me Pejgamberin ﷺ, për shkak të moshës sime të re, nuk do të dilja me të. Ai shkoi te kodrina afër shtëpisë së Kethir ibn Saltit, u fal dhe u ligjëroi njerëzve, pastaj shkoi te gratë bashkë me Bilalin dhe i këshilloi ato, i rikujtoi dhe i urdhëroi të jepnin sadaka. Gratë i këputnin gjerdanet e tyre dhe i hidhnin në rrobën e Bilalit. Pas kësaj shkuan së bashku me Bilalin në shtëpinë e tij, - tha Ibn Abasi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 977

Fjalë të panjohura?

863. Nga: Abdullah ibn Abasi

Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Sufjani se Abdurrahman ibn Abisi tregon: “Një njeri e pyeti Ibn Abasin (Allahu qoftë i kënaqur me të!):

- A ke qenë i pranishëm kur i Dërguari i Allahut ﷺ kishte dalë për namazin e Bajramit?

- Po. Sikur të mos kishte qenë afërsia ime me Pejgamberin ﷺ, nuk do të dilja me të, - për shkak të moshës së re. - Ai shkoi te kodrina afër shtëpisë së Kethir ibn Saltit, u ligjëroi njerëzve, pastaj shkoi te gratë dhe i këshilloi ato, i rikujtoi dhe i urdhëroi të jepnin sadaka. Gratë i hiqnin gjerdanët e tyre dhe i hidhnin në rrobën e Bilalit. Pas kësaj shkuan së bashku me Bilalin në shtëpinë e tij, - tha Ibn Abasi.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 863

Fjalë të panjohura?

975. Nga: Abdullah ibn Abasi

Amër ibn Abasi na ka thënë: Na ka treguar Abdurrahmani, e këtij i ka treguar Sufjani, e ky nga Abdurrahmani se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Bajramit të Fitrit ose Kurbanit dola me Pejgamberin ﷺ. Ai e fali namazin e Bajramit dhe ligjëroi, pastaj shkoi te gratë dhe i këshilloi, i porositi dhe i urdhëroi me sadaka.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 975

Fjalë të panjohura?