Hadithet e ngjashme me hadithin 1911

Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.

689. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ hipi në një kalë, nga i cili u rrëzua dhe vrau anën e djathtë të trupit. Andaj, një prej namazeve e fali ulur, e ulur u falëm edhe ne. Pasi e kreu namazin, tha: “Imami duhet pasuar: kur të falet në këmbë, faluni edhe ju në këmbë; kur të bjerë në ruku, bini edhe ju; kur të ngrihet, ngrihuni edhe ju; kur të thotë: “Semiallahu limen hamideh”, thoni: “Rabena ve lekel hamd"; nëse falet në këmbë, faluni edhe ju në këmbë, e, nëse falet ulur, edhe ju të gjithë faluni ulur.”

Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Humejdiu ka thënë: “Fjala e Pejgamberit ﷺ: “... nëse falet ulur, edhe ju faluni ulur” është thënë në periudhat e mëhershme. Ndërkaq, në periudhën e fundit të jetës, kur Pejgamberi ﷺ falej ulur, njerëzit faleshin në këmbë dhe nuk i urdhëronte të uleshin. Së këndejmi, dispozitat duhen marrë prej fjalëve dhe veprimeve më të fundit të Pejgamberit ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 689

Fjalë të panjohura?

1114. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ujejne, e ky nga Zuhriu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ u rrëzua nga kali, e në atë rast iu lëndua ana e djathtë.

Kur shkuam për ta vizituar, hyri koha e namazit, dhe ai u fal ulur, e edhe ne mbrapa tij (u falëm ulur). Pastaj tha: “Imami duhet pasuar: kur të bëjë tekbirin, bëni edhe ju; kur të bjerë në ruku, bini edhe ju; kur të ngrihet, ngrihuni edhe ju; kur të thotë: “Semiallahu limen hamideh (Allahu iu përgjigj atij që e falënderoi), thoni: “Rabena ve lekel hamd (Zoti ynë, Ty të takon falënderimi).

Referenca: Sahihu i Buhariut 1114

Fjalë të panjohura?

732. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu se Enes ibn Malik Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ra nga një kalë dhe iu vra ana e djathtë e trupit. Andaj, një ditë, një prej namazeve na e fali ulur, e ashtu u falëm edhe ne, ulur. Pasi e kreu namazin, tha: “Imami duhet pasuar: nëse falet në këmbë, faluni edhe ju në këmbë; kur të bjerë në ruku, bini edhe ju; kur të ngrihet, ngrihuni edhe ju; kur të bjerë në sexhde, bini edhe ju, e, kur të thotë: “Semiallahu limen hamideh (Allahu iu përgjigj atij që e falënderoi)”, thoni: “Rabena ve lekel hamd.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 732

Fjalë të panjohura?

1911. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Abdulaziz ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sulejman ibn Bilali, e ky nga Humejdi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ u betua se nuk do t'u afrohej grave të veta (për një muaj) dhe, gjatë asaj periudhe e lëndoi këmbën e i doli nga vendi. Kështu, ai qëndroi në qilarin e tij njëzet e nëntë net, pastaj doli (dhe shkoi te gratë e tij).” Disa i thanë: “O i Dërguari i Allahut, je betuar se nuk do t'u afrohesh grave një muaj.” Ai tha: “Muaji është njëzet e nëntë (ditë).”

Referenca: Sahihu i Buhariut 1911

Fjalë të panjohura?

378. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Muhamed ibn Abdurrahimi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Haruni, e këtij i ka rrëfyer Humejd Tavili se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ u rrëzua nga kali, rrjedhimisht iu shqye kërciri ose shpatulla. Ai u betua se nuk do t'u afrohej grave të veta për një muaj rresht, prandaj qëndronte në qilarin e tij, shkallët e të cilit ishin të punuara prej trungut të palmës.

Një ditë, i vajtën shokët për ta vizituar dhe, kur u fal me ta, qëndroi i ulur gjatë namazit (për shkak të plagës), kurse ata qëndronin në këmbë. Pasi e kreu, tha: “Imami duhet pasuar: kur ai të marrë tekbirin, merrni edhe ju; kur të bjerë në ruku, bini edhe ju; e, kur të bjerë në sexhde, bini edhe ju. Nëse falet në këmbë, ashtu faluni edhe ju.”

Në ditën e njëzetenëntë e braktisi qilarin (iu kthye grave të tij), andaj disa i thanë: “O i Dërguari i Allahut, je betuar se nuk do t'u afrohesh një muaj rresht (porse zbrite në ditën e njëzetenëntë)?!”

Ai tha: “Muaji është njëzet e nëntë ditë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 378

Fjalë të panjohura?

733. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ra nga një kalë dhe u lëndua. Andaj, na e fali namazin ulur, e ashtu u falëm edhe ne. Pasi e kreu, na tha: “Imami duhet pasuar: kur të bëjë tekbirin, bëni edhe ju; kur të bjerë në ruku, bini edhe ju; kur të ngrihet, ngrihuni edhe ju; kur të thotë: “Semiallahu limen hamideh”, thoni: “Rabena ve lekel hamd”, e, kur të bjerë në sexhde, bini edhe ju.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 733

Fjalë të panjohura?

805. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, më shumë se një herë, nga Zuhriu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, i Dërguari i Allahut ﷺ ra nga një kalë dhe iu lëndua ana e djathtë e trupit. Kur shkuam për ta vizituar, hyri koha e namazit, të cilin na e fali ulur, e edhe ne u ulëm, - Sufjani njëherë tha: “Edhe ne u falëm ulur.” Pasi e kreu, tha: “Imami duhet pasuar: kur të bëjë tekbirin, bëni edhe ju; kur të bjerë në ruku, bini edhe ju; kur të ngrihet, ngrihuni edhe ju; kur të thotë: “Semiallahu limen hamideh”, thoni: “Rabena ve lekel hamd”, e, kur të bjerë në sexhde, bini edhe ju.”

Sufjani ka thënë: “A kështu e ka transmetuar Mameri?” Thashë: “Po.” Tha: “E ka mbajtur në mend, ashtu siç ka thënë Zuhriu: “Ve lekel hamd.” Po ashtu kam mbajtur në mend (se ka thënë): “... ana e tij e djathtë.” Kur dolëm nga Zuhriu, Ibn Xhurejxhi, - teksa isha tek ai, - tha: “... iu lëndua kërciri i djathtë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 805

Fjalë të panjohura?