Hadithet e ngjashme me hadithin 1783
Hadithet shfaqen vetëm disa kapitujve, deri pas botimit.
316. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ibrahimi, se këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Së bashku me të Dërguarin e Allahut ﷺ hymë në ihram në haxhin lamtumirës, kurse unë kisha zgjedhur të kryeja haxhin temetu. Ai nuk e kishte marrë kurbanin me vete. Më erdhën menstruacionet dhe nuk u pastrova, derisa erdhi dita e Arafatit, ku i thashë Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut! Sot është nata Arafatit, kurse unë jam nisur për haxhin temetu, çfarë të veproj?”
I Dërguari i Allahut më tha: “Shprishi gërshetat dhe krihi flokët, e mos e kryej umrën.”
Veprova qysh më tha Pejgamberi ﷺ. Pasi e kreva haxhin, natën që shkuam në Muhasab (në natën e fundit para se të ktheheshim), ai e urdhëroi Abdurrahmanin të më shoqërojë për ta kryer umrën nga Tenëimi, si zëvendësim i umrës së parë (që kryhet me haxhin temetu).
Referenca: Sahihu i Buhariut 316
Fjalë të panjohura?
1771. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Ibrahimi, e ky nga Esvedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Safijës iu paraqitën menstruacionet natën e largimit (nga Mina), e në atë rast tha: “Me gjasë do t'ju vonoj. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha:
- “Sa fatkeqe! A e ka kryer tavafin ditën e Bajramit të Kurbanit?”
- Po, - i thanë.
- “Mund të vazhdosh rrugën”, - i tha Safijes.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1771
Fjalë të panjohura?
1516. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Ebani ka thënë: Na ka treguar Malik ibn Dinari, e ky nga Kasim ibn Muhamedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ ia dërgoi vëllanë e saj, Abdurrahmanin, për ta shoqëruar në kryerjen e umrës prej Tenëimit. E hipi atë mbi samar të vogël (të devesë) dhe ai u ul përpara, kurse ajo pas.
Omeri ka thënë: “Shtrëngoni mirë samarët e kafshëve kur vini në haxh, sepse ai (haxhi) konsiderohet njëri prej dy xhihadeve.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1516
Fjalë të panjohura?
1556. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, tregon: “Me Pejgamberin ﷺ dolëm në haxhin e lamtumirës dhe hymë në ihram për umre. Pejgamberi ﷺ tha: “Ai që e ka marrë kurbanin me vete, le të hyjë në ihram për haxh dhe umre e të mos lirohet nga ihrami deri në fund të haxhit.” Kur arrita në Mekë isha me menstruacione, andaj nuk e bëra tavafin rreth Qabesë e nuk eca mes Safasë dhe Mervës. Iu ankova Pejgamberit ﷺ, e ai më tha: “Shprishi flokët dhe krihu. Hyr në ihram për haxh, e lëre umrën.” Ashtu veprova. Pasi e përfunduam haxhin, Pejgamberi ﷺ më dërgoi me Abdurrahman ibn Ebu Bekrin në Tenëim për ta kryer umrën, e në atë rast më tha: “Kjo është zëvendësim për umrën (e humbur).”
Ata që kishin hyrë në ihram për umre (qysh në fillim), e bënë tavafin rreth Qabesë, ecën mes Safasë e Mervës dhe u liruan nga ihrami. Pastaj, pasi u kthyen prej Minas, bënë edhe një tavaf. Ndërkaq, ata që e bashkuan haxhin me umrën, bënë vetëm një tavaf.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1556
Fjalë të panjohura?
1561. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Othmani na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Esvedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me Pejgamberin ﷺ dolëm për rrugë dhe, përveç haxhit, nuk patëm asnjë synim tjetër. Kur arritëm (në Mekë) dhe e bëmë tavafin, Pejgamberi ﷺ urdhëroi të lirohen prej ihramëve ata që nuk kishin marrë kurbane me vete. Të gjithë ata që nuk kishin marrë kurbane me vete u liruan prej ihramëve, në mesin e të cilëve ishin edhe gratë e tij (të cilat u liruan prej ihramëve). Mua m'u paraqitën menstruacionet, andaj nuk e bëra tavafin. Natën që shkuam në Muhasab i thashë:
- O i Dërguari i Allahut! Njerëzit po kthehen me umre dhe haxh, kurse unë po kthehem vetëm me haxh.
- “A nuk ke bërë tavaf në netët që erdhëm në Mekë?” - tha Pejgamberi ﷺ.
- Jo, - i thashë.
- “Shko me vëllanë tënd në Tenëim dhe kryej një umre, pastaj takohemi në filan vendin.”
Safija thotë: “Më duket se unë i vonoja, prandaj Pejgamberi ﷺ më tha:
- “E mjera ti! A nuk e ke bërë tavafin ditën e Bajramit të Kurbanit?”
- Po, - i thashë.
- “E po, nuk prish punë. Nisu, atëherë (për në Medinë).”
Aishja tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ më takoi (në Muhasab) teksa po ngjitej në Mekë (për ta bërë tavafin lamtumirës), ndërsa unë po zbrisja (prej Tenëimit) ose, teksa unë po ngjitesha në Mekë (prej Tenëimit), ai po zbriste në të.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1561
Fjalë të panjohura?
1786. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer babai i vet se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ u nisëm (për në haxh) në fillim të muajit dhul hixhe. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ai që dëshiron të hyjë në ihram për umre, le të hyjë, e, ai që dëshiron të hyjë në ihram për haxh, le të hyjë. Personalisht, sikur të mos e kisha marrë kurbanin me vete, do të hyja në ihram për umre.” Kështu, disa hynë në ihram për umre, kurse disa të tjerë vetëm për haxh. Unë isha në mesin e atyre që hynë në ihram për umre, por më erdhën menstruacionet para se të hyja në Mekë dhe kështu më zuri dita e Arafatit, duke qenë ende me menstruacione. Iu ankova të Dërguarit të Allahut ﷺ, i cili më tha: “Lëre umrën, shprishi gërshetat, krihi flokët dhe hyr në ihram për haxh.”
Ashtu veprova. Kur u bë nata e fundit (para kthimit), Pejgamberi ﷺ me mua e dërgoi Abdurrahmanin deri në Tenëim. Ai e hipi Aishen mbrapa në kafshë, e në atë rast ajo hyri në ihram për umre, në vend të umrës së saj (para haxhit). Allahu ia përmbushi haxhin dhe umrën, pa shpagim me kurban, lëmoshë ose agjërim.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1786
Fjalë të panjohura?
294. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky e ka dëgjuar Abdurrahman ibn Kasimin, e ky e ka dëgjuar Kasimin se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Morëm rrugë (për në Mekë) dhe qëllim i vetëm yni ishte nijeti për haxh. Gjatë qëndimit në Serife, më erdhën menstruacionet. I Dërguari i Allahut ﷺ erdhi tek unë dhe më gjeti duke qarë, andaj më tha: “Çfarë ke? Të janë paraqitur menstruacionet?”
- Po, - i thashë.
Ai tha: “Këtë gjë Allahu ua ka caktuar bijave të Ademit, andaj kryeji të gjitha veprimet e haxhit, përveç tavafit rreth Qabesë.”
Aishja thotë: “I Dërguari i Allahut ﷺ për gratë e tij theri lopë për kurban.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 294
Fjalë të panjohura?
319. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Së bashku me Pejgamberin ﷺ u nisëm për në haxhin lamtumirës. Disa prej nesh bënë nijetin edhe për umre, e disa vetëm për haxh. Kur arritëm në Mekë, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Ai që ka bërë nijet për umre, porse nuk e ka marrë kurbanin me vete, le të lirohet nga ihrami. Ai që ka bërë nijet për umre dhe ka marrë kurbanin me vete, të mos lirohet nga ihrami derisa ta therë atë. E ai që është përgatitur vetëm për haxh, le ta kompletojë haxhin.”
Aishja thotë: “Mirëpo mua, që isha nisur me nijet vetëm për umre, më erdhën menstruacionet, gjendje kjo që më zgjati deri ditën e Arafatit, andaj Pejgamberi ﷺ më urdhëroi t'i shprish gërshetat dhe t'i kreh flokët, e pastaj ta bëj nijetin për haxh dhe ta lë umrën (e parë). Ashtu veprova, derisa e kreva haxhin tërësisht. Në fund, Pejgamberi ﷺ e dërgoi Abdurrahman ibn Ebu Bekrin me mua dhe më porositi të kryej një umre nga Tenëimi, si zëvendësim i umrës së parë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 319
Fjalë të panjohura?
1709. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Amra bint Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Më njëzet e pesë dhul kade u nisëm për rrugë me të Dërguarin e Allahut ﷺ. Përveç kryerjes së haxhit, synim tjetër nuk kishim. Kur iu afruam Mekës, i Dërguari i Allahut ﷺ, ata që nuk kishin marrë kurbane me vete, i urdhëroi që, pasi ta kryejnë tavafin dhe ecjen mes Safasë e Mervës, të lirohen prej ihramëve.”
Aishja thotë: “Ditën e Bajramit të Kurbanit, na sollën mish lope.” Unë pyeta: “Ç'është kjo?” Na u tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka therur kurban për gratë e veta.”
Jahjai ka thënë: “(Këtë hadith më pas) ia përmenda Kasimit dhe m'u përgjigj: “(Aishja) ta ka transmetuar hadithin në mënyrë të plotë ashtu siç është në të vërtetë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1709
Fjalë të panjohura?
317. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “U nisëm për në haxh në prag të muajit dhul hixhe, e i Dërguari i Allahut ﷺ na tha: “Ai që dëshiron të kryejë edhe umrën, le ta bëjë njetin për të. Sikur të mos e kisha marrë kurbanin me vete, unë do të kryeja edhe umrën.” Kështu, disa bënë nijet edhe për umre, kurse disa të tjerë vetëm për haxh. Unë isha në mesin e atyre që bënë nijet edhe për umre, por më erdhën menstruacionet dhe kështu më zuri dita e Arafatit pa e kryer umrën. Iu ankova Pejgamberit ﷺ për këtë, ndërsa ai më tha: “Lëre umrën, shprishi gërshetat, krihi flokët dhe bëje njetin për haxh.”
Ashtu veprova, derisa Pejgamberi ﷺ natën kur ishim në Muhasab (natën e fundit para kthimit) e dërgoi vëllanë tim, Abdurrahman ibn Ebu Bekrin, dhe shkuam në Tenëim për t'u përgatitur për umre, që të zëvendësoja umrën e parë (para haxhit).
Hishami thotë: “Pejgamberi ﷺ nuk i obligoi asgjë: as kurbanin, as agjërimin, as sadakanë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 317
Fjalë të panjohura?
1562. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ebu Esved Muhamed ibn Abdurrahman ibn Neufeli, e ky nga Urve Ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ dolëm për rrugë vitin e Haxhit të Lamtumirës. Disa prej nesh hynë në ihram për umre, disa e bashkuan haxhin me umrën e disa të tjerë vetëm për haxh, ndërkohë i Dërguari i Allahut ﷺ hyri në ihram vetëm për haxh. Ata që hynë në ihram vetëm për haxh, ose që i bashkuan haxhin me umrën, nuk u liruan prej ihramëve deri ditën e Bajramit.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1562
Fjalë të panjohura?
1757. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Abdurrahman ibn Kasimi, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Safije bint Hujejit, gruas së Pejgamberit ﷺ, i erdhën menstruacionet. Kur i tregova të Dërguarit të Allahut ﷺ, tha:
- “Vallë, do të na vonojë?”
- Ajo tashmë e ka kryer tavafin e haxhit, - i thanë.
- “E po, nuk do të vonuakemi.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1757
Fjalë të panjohura?
1762. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Esvedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me Pejgamberin ﷺ dolëm për rrugë dhe, përveç haxhit, nuk patëm synim tjetër. Me të arritur (në Mekë), Pejgamberi ﷺ e bëri tavafin, eci mes Safasë dhe Mervës, por nuk u lirua prej ihramëve, sepse e kishte marrë kurbanin me vete. Gratë dhe shokët e tij e bënë tavafin, kurse ata që nuk kishin marrë kurban me vete u liruan prej ihramëve, e mua më erdhën menstruacionet. Pasi i kryem të gjitha veprimet e haxhit, natën e Muhasabit, natën e largimit nga Mina, thashë:
- O i Dërguari i Allahut! Të gjithë shokët e tu po kthehen me umre dhe haxh, përveç meje.
- “A nuk ke bërë tavaf në netët që erdhëm në Mekë?” - tha Pejgamberi ﷺ.
- Jo, - i thashë.
- “Shko me vëllanë tënd në Tenëim dhe kryej një umre, pastaj takohemi në filan vendin.”
Kështu, shkova me Abdurrahmanin në Tenëim dhe kreva një umre.
Safije bint Hujejit i erdhën menstruacionet, andaj Pejgamberi ﷺ i tha:
- “Moj fatkeqe! Na bllokove! A nuk e ke bërë tavafin ditën e Bajramit të Kurbanit?”
- Po, - i tha Safija.
- “E po, nuk prish punë. Mund të vazhdosh rrugën (për në Medinë).”
Pejgamberi ﷺ më takoi (në Muhasab) teksa po ngjitej në Mekë (për ta bërë tavafin lamtumirës), ndërsa unë po zbrisja (prej Tenimit), - ose ka thënë: teksa unë po ngjitesha në Mekë (prej Tenimit), ndërsa ai po zbriste në të (Në Mekë).
Musededi ka thënë: - Jo, - i thashë (tha Aishja). Transmetimin e Musededit e ka fuqizuar Xheriri nga Mensuri sa i përket shprehjes: - Jo, - i thashë.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1762
Fjalë të panjohura?
1787. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e këtij i ka treguar Ibn Avniu, e ky nga Kasim ibn Muhamedi. Ibn Avniu transmeton nga Ibrahimi, e ky nga Esvedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) pyeti: “O i Dërguari i Allahut, njerëzit po kthehen me dy adhurime, kurse unë po kthehem vetëm me një?!” Pejgamberi ﷺ i tha: “Prit. Pasi të pastrohesh, shko në Tenëim dhe hyr në ihram, e pastaj eja në filan vendin, mirëpo ai (shpërblimi i umrës) është sipas shpenzimit ose lodhjes sate.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1787
Fjalë të panjohura?
1772. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: Muhamedi më ka treguar shtesë nga Muhadiri, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Esvedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ dolëm për rrugë dhe, përveç haxhit, synim tjetër nuk kishim. Me të arritur (në Mekë), na urdhëroi të lirohemi prej ihramëve.
Natën e largimit (nga Mina), Safije bint Hujejit iu paraqitën menstruacionet, andaj Pejgamberi ﷺ tha:
- “Sa fatkeqe! Më duket se do t'ju vonojë!” dhe vijoi: - “A nuk e ke bërë tavafin ditën e Bajramit të Kurbanit?”
- Po, - iu përgjigj ajo.
- “E po, mund të vazhdosh.”
- O i Dërguari i Allahut! Unë nuk qeshë liruar prej ihramit (gjatë kohës kur pata mbërritur në Mekë për shkak të menstruacioneve), - i thashë unë.
- “Shko bëj një umre nga Tenëimi”, - tha Pejgamberi ﷺ.
Vëllai im erdhi me mua dhe Pejgamberin ﷺ e takuam diku nga fundi i natës (duke shkuar në Qabe për ta kryer tavafin lamtumirës), e në atë rast na tha: “Takohemi në filan vendin.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1772
Fjalë të panjohura?
328. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Abdullah ibn Ebu Bekër ibn Muhamed ibn Amër ibn Hazmi, e ky nga babai i tij, e ky nga Amra bint Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, iu drejtua atij ﷺ:
- O i Dërguari i Allahut! Safije bint Hujejit i janë paraqitur menstruacionet.
- “Mund të na vonojë. A nuk e ka kryer tavafin (e haxhit) së bashku me ju?” - pyeti i Dërguari i Allahut ﷺ.
- Po, e ka kryer, - i thamë.
- “Atëherë nisuni (për Medinë)”, - tha Pejgamberi ﷺ.
Referenca: Sahihu i Buhariut 328
Fjalë të panjohura?
1518. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Ebu Asimi, e këtij i ka treguar Ejmen ibn Nabili, e këtij i ka treguar Kasim ibn Muhamedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i ka thënë Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut! Ju e bëtë umrën, kurse unë jo.” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “O Abdurrahman! Merre motrën tënde dhe shoqëroje për ta kryer umrën prej Tenëimit.” Ai e hipi mbrapa mbi samar të devesë dhe ajo e kreu umrën.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1518
Fjalë të panjohura?
1638. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ u nisëm për në haxhin lamtumirës. Në ihram hymë me nijet të umrës (haxh temetu). Pejgamberi ﷺ tha: “Ai që e ka marrë kurbanin me vete, le të hyjë në ihram me nijet të haxhit dhe umrës e të mos lirohet prej ihramëve derisa ta përfundojë haxhin tërësisht.”
Kur arrita në Mekë, isha me menstruacione. Pasi e përfunduam haxhin, Pejgamberi ﷺ më dërgoi me Abdurrahmanin në Tenëim. Pasi që e kreva umrën, më tha: “Kjo është zëvendësim për umrën (e humbur).”
Ata që hynë në ihram për umre, e bënë tavafin dhe u liruan prej ihramëve, pastaj bënë edhe një tavaf pasi u kthyen prej Minas. Ndërkaq, ata që e bashkuan haxhin dhe umrën, bënë vetëm një tavaf.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1638
Fjalë të panjohura?
1733. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Xhafer ibn Rebia, e ky nga Arexhi, e këtij i ka treguar Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Shkuam në haxh me Pejgamberin ﷺ. Ditën e Bajramit, pasi e kryem tavafin e haxhit, Safijës i erdhën menstruacionet. Pejgamberi ﷺ deshi t'i afrohej, ashtu siç i afrohet burri gruas, por unë i thashë se ajo është me menstruacione.
- “Do të na pengojë (nga udhëtimi për në Medinë deri sa ta kryejë tavafin e haxhit)?” - tha Pejgamberi ﷺ.
- E ka kryer tavafin e haxhit ditën e Bajramit, - i thanë.
- “Nisuni!” - tha ai.”
Transmetohet nga Kasimi, Urve dhe Esvedi se Aishja ka thënë: “Safija e ka bërë tavafin e haxhit ditën e Bajramit.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1733
Fjalë të panjohura?
1788. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Eflah ibn Humejdi, e ky nga Kasimi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “U nisëm për të kryer haxhin në muajt e haxhit dhe nëpër vendet e shenjta.” U ndalëm në Serif, ku Pejgamberi ﷺ u tha shokëve të tij: “Ai që nuk e ka kurbanin me vete dhe ka dëshirë ta shndërrojë (ihramin e haxhit) në umre, le ta bëjë. Ndërkaq, ai që e ka kurbanin me vete, të mos e shndërrojë.” Pejgamberi ﷺ dhe disa shokë të tij të fuqishëm kurbanet i patën me vete, andaj nuk e shndërruan në umre.
Ndërsa unë po qaja, Pejgamberi ﷺ erdhi dhe më pyeti:
- “Pse po qan?”
- Dëgjova atë që ua the shokëve të tu, ndërkohë unë u privova prej umrës, - iu përgjigja.
- “Çfarë problemi ke?” - më pyeti ai.
- Nuk mund të falem, - i thashë.
- “Nuk prish punë asgjë. Ti je një prej bijave të Ademit, të është caktuar ajo që u është caktuar atyre. Qëndro në haxhin tënd, mbase Allahu të mundëson një umre”, - tha ai.
Vazhdova derisa u larguam nga Mina dhe u ndalëm në Muhasab. Pejgamberi ﷺ e thirri Abdurrahmanin e i tha: “Dil me motrën tënde prej Haremit dhe le të hyjë në ihram për umre, pastaj bëjeni tavafin. Unë po ju pres këtu.”
U kthyem në mesnatë. Pejgamberi ﷺ pyeti: “A e mbaruat?”
- Po, - i thashë.
Kështu, i thirri shokët e vet për t'u nisur. Të gjithë, edhe ata që kishin bërë tavafin rreth Qabesë, edhe ata që nuk kishin bërë tavafin, u nisën në drejtim të Medinës para namazit të sabahut.
Referenca: Sahihu i Buhariut 1788
Fjalë të panjohura?
1783. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Muhamed ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Muaviu, e këtij i ka treguar Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ u nisëm për në haxh në fillim të muajit dhul hixhe. Pejgamberi ﷺ na tha: “Ai që dëshiron të hyjë në ihram për haxh, le të hyjë, e, ai që dëshiron të hyjë në ihram për umre, le të hyjë. Personalisht, sikur të mos e kisha marrë kurbanin me vete, do të kryeja edhe umrën.” Kështu, disa hynë në ihram për umre, kurse disa të tjerë vetëm për haxh. Unë isha në mesin e atyre që hynë në ihram për umre, por më erdhën menstruacionet dhe kështu më zuri dita e Arafatit. Iu ankova Pejgamberit ﷺ për këtë, e ai më tha: “Lëre umrën, shprishi gërshetat, krihi flokët dhe hyr në ihram për haxh.”
E, kur u bë nata e fundit (para kthimit), Pejgamberi ﷺ me mua e dërgoi Abdurrahmanin deri në Tenëim, ku hyra në ihram për umre, për të zëvendësuar umrën e parë (para haxhit).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1783
Fjalë të panjohura?
305. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Ebu Seleme, e ky nga Abdurrahman ibn Kasimi, e ky nga Kasim ibn Muhamedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Me Pejgamberin ﷺ u nisëm (për në Mekë) e nuk na binte ndërmend (të bënim njet) përveç haxhit dhe, kur arritëm në Serife, m'u paraqitën menstruacionet. Pejgamberi ﷺ erdhi tek unë e më gjeti duke qarë, andaj më tha:
- “Pse po qan?”
- Betohem në Allahun se do të doja të mos isha nisur për haxh këtë vit, - i thashë.
- “A t'u paraqitën menstruacionet”, - më pyeti Pejgamberi ﷺ.
- Po, - i thashë.
- “Këtë gjë Allahu ua ka caktuar bijave të Ademit, andaj vepro çdo gjë që vepron haxhiu, përveç tavafit rreth Qabesë, derisa të pastrohesh”, - tha Pejgamberi ﷺ.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 305
Fjalë të panjohura?
1560. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Më ka treguar Ebu Bekër Hanefiu, e këtij i ka treguar Eflah ibn Humejdi, e ky e ka dëgjuar Kasim ibn Muhamedin se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Së bashku me Pejgamberin ﷺ u nisëm gjatë muajve dhe netëve të haxhit, në kohën dhe vendet e përcaktuara për kryerjen e haxhit. Kur arritëm në Serife, Pejgamberi ﷺ doli para shokëve të tij dhe u tha: “Ai që nuk ka marrë kurban me vete, porse dëshiron ta kryejë umrën, le ta bëjë. Ndërkaq, ai që ka kurban me vete, të mos e bëjë.” Disa shokë të Pejgamberit ﷺ kryen umrën, disa jo. Ndërkaq, Pejgamberi ﷺ dhe disa të tjerë, që ishin të fortë (fizikisht) dhe kishin marrë kurbane me vete, nuk mund të bënin umrën.
Pejgamberi ﷺ erdhi tek unë dhe më gjeti duke qarë. Më pyeti:
- “Ç'ke që qan, moj?”
- Dëgjova çfarë u the shokëve të tu, por unë nuk mund të kryej umrën, - i thashë.
- Përse, si qëndron puna? - pyeti Pejgamberi ﷺ.
- Nuk mund të falem, - iu përgjigja.
- “Nuk prish punë asgjë. Ti je një prej bijave të Ademit. Allahu ka paracaktuar për ty (si femër, ardhjen e menstruacioneve) njëjtë siç ka paracaktuar për to. Bëje haxhin, me shpresë që (pastaj) Allahu të ta mundësojë edhe umrën.”
Kështu, shkuam në haxh me të. Kur shkuam në Mina, u pastrova (prej menstruacioneve). Pastaj, prej Minas shkova dhe e kreva tavafin e haxhit rreth Qabesë. U nisa së bashku me të, në turmën e fundit (ditën e trembëdhjetë), derisa arritëm në Muhasab, ku u ndalëm. Ai e thirri Abdurrahman ibn Ebu Bekrin dhe i tha: “Dil me motrën tënde prej haremit (kufijve të Mekës), që të hyjë në ihram për umre. Pasi ta kryeni umrën, ejani këtu. Unë do t'ju pres derisa të ktheheni.”
Shkuam dhe, pasi e kreva umrën e tavafin, u kthyem në pjesën e fundit të natës. Pejgamberi ﷺ pyeti:
- “A e bëtë umrën?”
- Po, - i thamë.
Më pas njerëzve u tha të përgatiten dhe u nis drejt Medinës.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1560
Fjalë të panjohura?
1650. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Abdurrahman ibn Kasimi, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur shkova në Mekë, isha me menstruacione, andaj nuk e bëra as tavafin, as ecjen mes Safasë e Mervës. Iu ankova të Dërguarit të Allahut ﷺ, e në atë rast më tha: “Vepro siç vepron haxhiu, përveç tavafit, derisa të pastrohesh (prej menstruacioneve).”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1650
Fjalë të panjohura?
1720. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejmani, e këtij i ka treguar Jahjai, e këtij i ka treguar Amra se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Më njëzet e pesë dhul kade u nisëm për rrugë me të Dërguarin e Allahut ﷺ. Përveç kryerjes së haxhit, synim tjetër nuk kishim. Kur iu afruam Mekës, i Dërguari i Allahut ﷺ, ata që nuk kishin marrë kurbane me vete, i urdhëroi që, pasi ta kryejnë tavafin, të lirohen prej ihramëve.”
Aishja thotë: “Ditën e Bajramit të Kurbanit, na sollën mish lope.” Unë pyeta: “Ç'është kjo?” Na u tha: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka therur kurban për gratë e veta.”
Jahjai ka thënë: “Këtë ia përmenda Kasimit dhe m'u përgjigj: “(Aishja) ta ka transmetuar hadithin në mënyrë të plotë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 1720
Fjalë të panjohura?